• |
ide | kryesore

Vrasja në bllok/ Në kërkim biznesmeni në konflikt me Ervin Matën për një sasi të madhe kokaine

Lajme, Të fundit


Një tjetër person është shpallur në kërkim për vrasjen e 4 tetorit në zonën e Blokut në kryeqytet. Bëhet fjalë për biznesmenin Eldi Dizdari, i dyshuar si personi kyç në ngjarjen me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Sipas burimeve të ‘Neës 24’, Dizdari dyshohet se ishte në konflikt me Ervin Matën, partnerin e këngëtares së njohur Elvana Gjata, për shkak të mosmarrëveshjeve për një sasi të konsiderueshme kokaine.

Sipas informacioneve të ardhura në Prokurori nga shërbimet partnere rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe në mes për sqarim ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj, i cili është edhe një nga dy të plagosurit në lokalin Monopol ku ndodhi ngjarja.

Të tjera të dhëna priten nga autoritetet spanjolle dhe holandeze të cilat do të hedhin dritë në zbardhjen e ngjarjes.


1 Comment

  1. Elvana ngeli pa sponsor , do na lini dhe Suada Sherifin thate tani?
    Kush e ka rradhen pastaj?Armina Mevlani?Aurela Hoxha?Viola Spiro(prap)?Eli Fara?Kelyshet e fisit Ramosaj?
    Jo per gje po ja kan marre doren kto vipet tona,nuk zen me vend per hir te talentit po prej lekve te ktyre kriminelve qe kan per dashnor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *