• |
ide | kryesore

Drogë nga Shqipëria, policia greke sekuestron 87 kg marijuanë

Lajme, Të fundit


Policia greke kreu dy operacione për goditjen e trafikut të drogës nga Shqipëria.

Në kufirin greko-shqiptar, në Kapllaq, Janinë, policia greke ndaloi një makinë ku u sekuestruan 2 çanta që përmbainin 6 pako me 38 kilogramë marijuanë.

Gjatë operacionit është ndaluar vetëm drejtuesi i makinës, shqiptar 23-vjeç. Pasagjeri ka arritur të largohet me vrap.

Në Selanik është kapur një bashkepunëtor i tyre, grek 26-vjeç.

Në një operacion të dytë në Selanik jane sekuestruar 5 pako me 49 kilogramë e 300 gramë marijuanë dhe janë arrestuar dy grekë 41-vjeçarë teksa po fusnin drogë në një makinë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *