• |
ide | kryesore

Katër aksidente brenda pak orësh

Lajme, Të fundit


Një aksident është shënuar tek kthesa e Kamzës mëngjesin e sotëm në Tiranë. Rreth orës 07:30- 08:00 makina ka përplasur një kalimtare të moshës 53 vjeçe. Drejtuesi i mjetit ka ndaluar dhe ka ndihmuar gruan për ta dërguar në spital për ti dhënë ndihmën e shpejtë.  Fatmirësisht 53 vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Veprimet hetimore do të zbardhin shkakun e aksidentit, pamjet e të cilit mbërritën në redaksinë e Ora Neës.

Ky është aksidenti i katërt që është shënuar gjatë ditës së sotme.

Në Maliq makina doli nga ura duke rënë në lumin Devoll. Për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit vetëm 24 vjeç.

Ndërkohë në Gjirokastër një 52 vjeçar në gjëndje të dehur ka ka goditur shtetasen L.G, 49 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat. Aksidenti u shënua në aksin rrugor Gjirokastër–Kordhocë, në vendin e quajtur “N.SH.N”.

“B. Ç, 52 vjeç, banues në Gjirokastër ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.11 mg/l.

Gruaja pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim më të specializuar, ndërsa 52 vjeçari është arrestuar.

Ndersa në rrugën Elbasan-Cërrik, në fshatin Kuqan,  shtetasi S.L.,  46 vjeç,  banues në Gramsh, duke drejtuar mjetin tip “Iveko”me targa AA 449 NU, ka aksidentuar fëmijën e  mitur K.T., 6 vjeç,  banues në fshatin Hysgjokaj. Fatmirësisht i vogli është  jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisaritain e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *