• |
ide | kryesore

Lubonja: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën mund të sjellë luftë

Lajme, Të fundit


Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ne New24 ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama, për Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Lubonja tha se ky projekt, bie ndesh me projektin europian, të bashkimit të dy vendeve, brenda BE-së.  Lubonja tha se pamundësia jonë për t’u integruar në Bashkimin Europian, vjen për shkak të dështimeve tona dhe jo për shkak të BE-së, siç lihet të kuptohet nga kryeministri Rama.

“Ky takim dhe gjithë kjo simbolikë, gjithë kjo butafori nacionaliste, fsheh një dështim edhe më të madh se sa ky.  Fsheh dështimin e një projekti, që me fjalët e Edi Ramës dikur përmblidhej ndryshe.  Ky thotë që në 2025,  ne do të bashkohemi dhe nënteksti ishte që do apo nuk do Europa, ne do të bëjmë një lloj bashkimi. Ndërkohë që, vizioni i paraqitur më parë, ka qenë “Së bashku nën qiellin e Europës.

Nuk u vu theksi tek projekti Europian, që na përfshin ne shqiptarët, këtej dhe andej kufirit, edhe me defektet që kemi. Por, nuk flitet për përgjegjësinë tonë, por vihet theksi tek dështimi i Europës. Sikur mosafrimi ynë drejt Be-së, më së shumti është problem i tyre, sepse ne i kemi bërë detyrat. Kjo është e para që për mua ështe e gabuar. Nëse sot nuk jemi pjesë e BE-së, duhet të shohim përgjegjësitë tona. Të shikojmë se çfarë kemi bërë në vendin tonë. Dështimet jane dhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Në Shqipëri, dështimi ka të bëjë me ndërtimin e një shteti të kapur nga krimi, që është jashtë çdo standarti europian.

Dështim tjetër i madh që ka Kosova, që nuk e ka Shqipëria, sipas mendimit tim, është edhe kjo që na tregon projekti i ndryshimit të kufijve. Nëse ne kemi patur vizionin e një Europe, ku kufijtë fillojnë dhe humbasin rëndësinë në emër të një Europe të qytetarit, të një Europe, që je edhe europian por edhe shqiptar, edhe europian por edhe serb.

I gjithë ky projekt duket se dështon dhe në kthehemi tek projekti i vjetër, nacionalist, të Shqipërise se Madhe, të Serbisë së Madhe, të Kroacisë së Madhe. Nuk mund ta shohim këtë projekt të bashkimit të shqiptarëve, në mënyrë autonome nga të tjerët Shqiptarët, tani po sfidojnë të gjtihë fqinjët rreth e rrotull, asnjë nuk e do luftën, por nëse na dështon projekti europian dhe këta amerikanët dhe europianët, thonë zgjidheni vetë. Askush nuk na garanton që kjo “zgjidheni vetë” të mos jetë siç bën Rusia me Ukrainën, askush nuk na siguron që nuk do të shkojmë në konflikte që janë shumë serioze. Jemi gati për luftë ne? Se këta na kanë bërë që të ikim, këta na kanë tjetërsuar vendin tonë duke na grabitur”- tha Lubonja.


6 Comments

  1. Hej Lubonja mos e deshe ne tepsi hallve gati ta hash zoterote”shqiperine”,do byth kjo pune dhe jo me kalamaj sorre edhe Ti lubonja edhe Rama,jeni sorra qe te dy.

  2. Varet si behet bashkimi, nese bashkohesh je me i forte, por duhet ecur me politika kombetare te faktit te kryer dhe jo te lejohen ngjarje si Bularati, ku neperkembet dinjiteti i shqipetarve ne llogari te hienave

  3. PO MIR LUBONJ GJERMONIT KUR U BASHKUAN TI ISHE I 100% I SIGURT QE DO TE KET LUFT NA JEM I NJEJTI RAST VEQ SE JEM RAST MA I VOGEL.PO QFAR LUFTE ,PO TY PO TE DHEM QE SJE PROTAGONIST DHE JE LARG PER TE TE LUT PER KSHILLA ,PO RRI TRUS SE RJEDHE TI.
    O KUKU LUBONJ OH KUKU PER TY OH KUKU PER KET DYFTYRSI
    A JE NGA RASATI SHIPTAR APO JE RASAT I KALBUR NE ARE
    OH KUKU LUBONJ OH KUKU VEQ PER TY PO QYSH JE VERBRU NE KET DYFTYRSI
    O LUBONJA I MJER QE MENDJA TE RRODHI E NUK E SHEH QE JE NJE BIR HORRI
    TI JE RASAT DREQI TI JE RASAT I MJER PO NE KET SHQIPERI ASKUSH SDO TE MBJELL MBLIDH KOKRRAT TUA FUTI NE NJE ARK QE MOS TA SMUJN POPULLIN E NGRAT
    RASATIN E TILL ASKUSH SDO TA MJELL DO TE ISHTE MIR TE JET NA KARANTEN..

  4. E dëgjova Ramën që në Klan Kosova me komoditet të madh i mbështetur nga një gazetar si Baton Haxhiu që haptazi i del si fansi i tij, të fliste deridiku më i qetë e mbrenda ca normave të normales si politikan.
    Ky është një tregues se ai veç monologut që e ka me qejf të madh, në dialog është “i qetë”, vetëm kur bashkëbiseduesi i thotë “amin” për çdo gjë. Nëse dikush i bën ndonjë pyetje që “i djeg”, apo shpreh një mendim ndryshe nga ai, ai bëhet i papërmbajtshëm e fillon me manierat e tij të ofendimeve e të arrogancës.
    E dëgjova të thoshte se patriotizmi është i mirë e i pranueshëm, kurse sipas tij nacionalizmi është i rrezikshëm sepse nacionalistët e paskan mëndjen vetëm që t’ju bëjnë keq të tjerëve.
    Në fakt nëse këto dy dukuri që kanë lidhje me politikën, patriotizmi e nacionalizmi, nëse i përkthejmë në gjuhën shqipe, përkojnë me atdhetarizmin e kombëtarizmin. Fjala atdhe (Patria), ka kuptimin e dheut, tokës ku të ka limdur babai e natyrisht është i lidhur më shumë me etnicitetin e identitetin biollogjik. Bulza e patriotit, (atdhetarit), është familja biollogjike. A mund të jetë atdhetar (patriot) i mirëfilltë një politikan që nuk ka mundur të krijojë një familje normale biollogjike ? Rama ka tre fëmijë në familjen e tij, me identitete të ndryshme atësore e mëmësore.
    Nocioni Komb, (nacion) ka lindur vonë në historinë e shoqërisë njerëzore e nuk ka të bëjë me identitetin etnik.
    Duhet të veçohen ndërmjet tyre shtetet etnike që jo vetëm në shekullin XXI, por edhe para shumë shekujsh është shumë e vështirë që ti gjesh, me shtetet kombe (nacionale) që mbizotërojnë tashmë gjithë planetin e që janë një përzjerje etnishë që i bashkon si komb gjuha e shteti.
    Le të marim si shembull kombin amerikan (SHBA)
    Të gjithë shtetasit e SHBA konsiderohen me ligj në Kushtetutën e këtij vendi si pjesë e kombit amerikan, përfshirë këtu raca, etnitete e përkatësi të ndryshme fetare kryesisht të ardhur nga të gjithë komtinentet.
    Mos duhet ta konsiderojmë SHBA si një shtet “nacionalist” në kuptimin pezhorativ që i jep Rama kësaj fjale ?
    Me dyndjet migratore të vjetra mijë apo qindravjeçare e emigracionin e kohëve më të reja në Europë, është e pamundur që të gjesh shtete etnike (patriotike) por në cilindo shtet mund të gjesh një komb me përzjerje etnike.
    Edi Rama meqë ka marë atributet e liderit socialist, ndonëse në fakt në veprimtarinë e tij politike është më shumë një anarshist, paraqitet në retorikë si internacionalist , por në fakt mllefin e tij si një “nacionalist” i shtirrur e ka pikërisht me ndërkombëtarët, (internacionalet)
    Këto kundërshti, kontradiktore të Ramës për nocionin e patriotizmit e nacionalizmit meqë ai është edhe një kryeministër me natyrë arrogante e megallomane, janë tepër të rrezikëshme për të ardhmen e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *