• |
ide | kryesore

Nuk ka më asnjë lajm/ Çfarë po ndodh me ‘Air Albania’?

Lajme, Të fundit


Viti po shkon drejt mbylljes dhe ne nuk kemi akoma asnjë lajm të qartë në lidhje me Air Albania. Deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj, deklaroi pak ditë më parë se Air Albania nuk ekziston më.

Por a është e vërtetë?

Dritan Goxhaj, një ekspert i aviacionit civil, deklaroi dy ditë më parë në Fax News se kryeministri Edi Rama është para faktit surprizë.

“Para faktit surprizë është vetë kryeministri, i cili pa qenë ekspert i fushës, besonte se do të nisnin fluturimet siç e deklaroi. Fakti që nuk filluan, ka surprizuar më shumë atë se neve, pasi ne e dinin dhe e themi përsëri se procesi i marrjes së licencës në republikën e Shqipërisë, sipas normave europiane varion në 90 ditë dhe pasi merr atë, atëherë aplikon në Europë për të marrë një licencë europiane për të fluturuar drejt Europës, edhe ajo do 45 ditë, pra në total i bie 120 ditë, 120 ditë pune. Pra kompania është në proces licencimi, me sa di unë nuk është tërhequr ose ka humbur në drejtim të paditur, por është në proces, unë shpresoj që deri në fund të dhjetorit ta marrë licencën, deri nga data 20-23 dhjetor, po nuk e mori në dhjetor, do e marrë në janar, dhe më pas aplikimin do ta bëjë në Europë, në rast se e merr këtë licencë, mund të fluturojë drejt Turqisë pasi leja europiane nuk nevojitet për në Turqi,” tha Goxhaj.

Kur bëri fluturimin e parë të provës avioni ‘Lasgushi’ i Air Albania, një agjenci e quajtur Airline Geeks shkroi për një ‘linjë misterioze’.

Kurse Murat Herdem i portalit turk ‘Airport Haber’ mendon se bashkëpunimi i Turkish Airlines me Air Albania do jetë blofi i radhës. Sipas tij, ky është një ‘deja vu’ i bashkëpunimit të Turkish Airlines me Air Bosna, kur kompania përjetoi një eksperiencë të hidhur me humbje prej miliona eurosh. “Mënyra se si ka nisur partneriteti është e njëjtë. Të dy partneritetet po realizohen me orientim politik dhe jo si veprim komerçial, çka do i kushtojë Turkish Airlines miliona euro humbje,” parashikon Herdem.


8 Comments

  1. O shoku koqeminister te ka humbur lasgushi mo…… ku vate ky i ngrati, mos ka humbur busullen dhe ja ka ngop nje xhiro per qef te vet ku ti ngrefet….. . Ska gje se do gjendet, por thuaj ishalla nuk na humbin ata te tjeret qe do bekosh se ti ke dhe doren dhe komen ters

  2. Nuk eshte prere asnje bilete dhe nje avion amortizohet po te qendroje gjate pa levizur. Keshtuqe ju kthyen Turkish Airlines te cilit i qene marre me qera. Nuk do e shihni me Air Albania sepse Europa nuk Licenson nje kompani ajrore ku eshte aksioner ai qe ka kullen e komandimit (Alcontrroll).
    Ajo debilja (Belinda Balluku) eshte eksperte Kari dhe vizionesh vetem te kryeministrit.

    1. @ Europa nuk Licenson nje kompani ajrore ku eshte aksioner ai qe ka kullen e komandimit (Alcontrroll)@ ????

      nga e nxorre kete xhevahir moj Mira ? nga breket ?

  3. Faji eshte i drejtorise se Aviacionit Civil ku drejtor eshte Krislen Keri, babai i te cilit devijoi projektin tek autostrada ku humben jeten nena me dy femije. Nje njeri i paafte dhe qe dikur ka punuar ne aeroport si punetor i thjeshte, tashti eshte bere kompetent per aviacionin. Besoj i kujtohet cfare i benin cunat e areportit, sidomos kur shkonte ne banjo

  4. Si thate -Lasgushi-ka ikur ne drejtim te pa ditur-?Jo-jo Lasgushi eshte nje nga perlat e poezise lirike shqiptare.Ai nuk e meriton qe emri i tij ti viret -llamarinave-imagjinare te cilat i solli sa per show-qe edhe ne kemi transport ajrorduke perdhosur emrin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *