• |
ide | kryesore

PE kërkon hetim të plotë për vrasjen e Kacifasit

Lajme, Të fundit


Parlamenti Europian ka kërkuar sot hetimin e plotë për vrasjen e ekstremistit grek Konstadinos Kacifas në Bularat, i cili u qëllua pasi sulmoi me armë forcat e policisë shqiptare. Amendamenti që flet për rrethanat që çuan në vrasjen e minoritarit u paraqit nga Androulakis e Fleckenstein.

Me anë të këtij amendamenti, PE kërkon hetim të plotë për vrasjen e Kacifas. Ai u vra më 29 tetor nga forcat e policisë shqiptare pasi për disa orë rresht kishte qëlluar në ajër dhe madje dhe ndaj policisë duke tentuar t’i vriste ata.

Mediat greke raportuan pas vrasjes se 35-vjeçari i lindur në Bularat dhe banues në Athinë rezultonte person me precedentë penalë në Greqi. Mësohet se ai është arrestuar në vitin 2009 nga policia greke në Halandri, në periferi të Athinës pasi është kapur me rreth 1 kilogram hashash.

Prokuroria në Athinë e ka akuzuar 35-vjeçarin në vitin 2009 për akuzën e trafikut të drogës si dhe si pjesëtar të një organizate kriminale. Por me gjithë këtë, në ditën e ceremonisë së varrimit, qindra shtetas grekë dhe ekstremistë mbërritën në Bularat duke ‘vajtuar’ shqiptarin me kombësi greke me thirrje e parulla nacionaliste dhe duke nxitur urrejtje.

Për këtë arsye, Shqipëria shpalli ‘non grata’ 52 shtetas grekë, mes tyre dhe eurodeputeten qipriote Eleni Theocarus.


4 Comments

  1. Te qifsha shtetin e shitur shqipetar.
    Perse nuk e shpalli terrorist ate gjakprishurin e bularatit dhe organizatat qe e shtyne dhe e mbeshtesnin. Rama u soll si qen i rahur dhe zbatoi urdherat e direktivat e Athines nje per nje. Leloji ne territor shqipetar ta percjellin si hero me fyerje ndaj shqipetarve.
    Ne PE duhej te miratohej nje hetim i plote i aktit terrorist ne Bularat dhe provikimeve te rrenda greke te cilat perdhosen dinjitetin e shqipetarve.

  2. nuk ka byth me nejt kjo pune. keta tanen e kane mendjen tek intrigat ndaj bashkombsave te tyre , e kane mendjen si ti vjedhin e ti degradojne ekonomikisht por edhe moralisht. qeveri moterqire

  3. PE ka kërkue ndonjiherë hetim të plotë për DISA raste ku policia greke ka vra Shqiptar të cilët nuk kishin as armë në dorë????? dhe ku çuditërisht armët e policëve na qenëkan shkref vetë ????

  4. Perse nuk kerkon hetim dhe per masakren e Nices, Parisit apo Brukselit, apo pse ata nuk i mbeshtet shteti grek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *