• |
ide | kryesore

PE pro hapjes së negociatave në 2019

Lajme, Të fundit


Parlamenti Europian ka mbështetur idenë e hapjes së negociatave për Shqipërinë në verën e vitit 2019, ndërsa rezoluta e hartuar nga raporteri, Knut Fleckenstein, ka marrë 459 vota pro, 112 kundër dhe 62 abstenime.

Dokumenti i hartuar nga eurodeputeti vë në dukje progresin e vendit tona në fushat prioritare, por nënvizon gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së kësaj ecurie pozitive, e sidomos në reformën në drejtësi si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në prezantimin e raportit gjatë debatit, Fleckenstein deklaroi se tashmë Këshilli i Bashkimit Europian duhet të mbajë fjalën e dhënë gjatë qershorit dhe duhet të miratojë çeljen e procesit negociator për anëtarësimin e Shqipërisë.

Megjithatë, porositë e tij nuk munguan as për Tiranën zyrtare ku kërkohet që të përmbushen detyrat e shtëpisë. Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë mbetet për BE-në një çështje thelbësore.

Sa i përket Kosovës, raporti vlerëson përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave, ndërsa raporteri, Igor Sholtes, u shpreh se duhet të ecet me hapin final për këtë çështje. Ndërkaq, duke komentuar vendosjen e taksës 100% për produktet serbe, eurodeputeti nënvizoi se debatet nuk zgjidhen përmes vendimeve të tepruara.

Gjatë seancës u miratuan gjithashtu edhe rezolutat për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Ndërkaq, i pranishëm më herët gjatë diskutimeve, komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn, është ndalur veçanërisht në gjendjen e rajonit duke u shprehur se Ballkani duhet të vijojë të mbetet lart në axhendën politike të BE-së.

Sipas tij, është mjaft e rëndësishme që të dërgohet deri në fund marrëveshja për çështjen e emrit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe akordi për emrin mes Athinës dhe Shkupit.


4 Comments

  1. Na gezon si lajm i mire,,,por, kesaj te keqeje qe kemi brenda si do ia bejme,,,,sepse,,,,sa me shume qe bota perkrah shqiperine, ketyre qeveritareve u rritet mendja, dhe aqe me shume fillojne e ia shtrengojne rripin ketij populli, duke e quajtur merite te tyre kete perkrahje, e jo si politike te europianeve per te afruar shqiperine me te, andaj europianet te kene nen kujdes keta qeveritare se popullin ketu e kane.

  2. Lereni propaganden, edhe ne qershor PE e pranoi, por Parlamentet e Gjermanise, Frances, Hollandes, etc. nuk pranuan, pse do e pranojne tani, apo me qe e tha Tualet Palla?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *