• |
ide | kryesore

Protestuesi i kërkon falje polices që u plagos me kapsollë

Lajme, Të fundit


Daniel Drobaj, 18 -vjeçari i cili është akuzuar se qëlloi me kapsollë efektiven Ina Nuka, gjatë protestës para Kuvendit, në një lidhje telefonike për “Fax News” nga ambientet e paraburgimit në Fushë-Krujë, i kërkoi falje publike polices. Ai u shpreh se qëllimi i protestës së tyre ishte për të mbrojtur banesën dhe jo për të lënduar policinë.

“Dua të kërkoj falje publikisht, edhe nëse është kapsolli që kam hedhur unë ai që ka lënduar efektiven. Nuk ishte e qëllimshme, nuk ishte ajo që kërkonim ne. Kemi dalë për të mbrojtur pronën tonë dhe nuk doja të dëmtohej efektivja”,- tha Drobaj.

Danjel Drobaj u shpreh se gjatë shoqërimit në polici është dhunuar me grushta dhe shpulla nga 4 civila dhe nga drejtori.

“Jam dhunuar nga katër civilia dhe drejtori. Kur kam shkuar në komisariat jam dhunuar dhe nga drejtori. Me grushta me ofendime dhe shpulla nga më të ndryshmet. Këtu jam mjekuar, po ma kanë dëmtuar civila, gjatë momentit të shoqërimit. Ndihem më mirë. Tani na kanë pritur shumë mirë dhe kemi mbështetje.

Familjarët nuk i kanë lejuar që ti takoj. Unë jam 18-vjeç dhe nuk kam bërë një gabim që jam këtu dhe më kanë ndëprerë shkollën. Jam në shkollë në vit të parë për Inxhinieri Ndërtimi, dhe kam mbaruar gjimnazin me mesataren 9.5”,– theksoi Drobaj.


7 Comments

  1. Nuk te ka instruktuar mire avukati. Deri aty kur kerkon falje mire, por me pas e kosideron te pafajshem dhe ne fund quravitesh me deftesen e shkolles duke na mallengjyer se nuk po ndjek fakultetin.
    Mos u demoralizo, je i ri dhe do keshe kohe per te kuptuar sa dhe ku ke gabuar dhe per t’u bere inxhiner

  2. Fakti qe ti je me dhjeta,nuk te ben te pafajshem per hedhjen e kapsolles te rimbushur nga skifteret,rrije ne shkolle ate dite dhe sot do ishe ne rregull,por keshtu ndodh kur mendon si korbi I Zi sali

  3. Kur ben autokritike para kolektivit -morrat e kuq-te pa emer -jane te kenaqur se kritika dhe autokritika sipas babait tyre shpirteror eshte -ilac-kurse sipas ketij drogaxhiut kjo qe ben ti eshte -shpifje -shpifje-kete e ben per te mallengjyer te pa emrit e ridhjerjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *