• |
ide | kryesore

Vrasja e Ivanoviçit, Prishtina i kërkon Serbisë dorëzimin njeriut që kontrollon veriun e Kosovës

Lajme, Të fundit


Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka kërkuar nga ana e Brukselit dhe shteteve të Kuintit që t’i bëjnë presion Beogradit për të dorëzuar siç e ka quajtur ai ‘të akuzuarin për vrasjen e Oliver Ivanoviçit në Kosovë Millan Radojçiçin’.

Me anë të një postimi në profilin e tij personal në ‘Facebook’, Zeka ka thënë se Serbia nuk duhet të përkëdhelet por të shihet i barabartë me shtete të tjera e edhe me Kosovën.

“Se çfarë ndikimi ka mos anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL tregon edhe fakti i fundit ku Milan Radojqiqi me dokumentacion të Kosovës por edhe shtetas i Kosovës kalon në serbi dhe nuk kemi kurrfarë reagimi ndërkombëtar. Unë nuk po prejudikoj vendimin e Gjykatës në Kosovë megjithatë mbete i dyshuar për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, ka shkruar Zeka.

Sipas tij, Brukseli duhet të bëjë presion që Milan Radojçiç t’i kthehet organeve të drejtësisë së Kosovës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *