• |
ide | kryesore

Hidhen nga kati i 6 i pallatit, çifti i të moshuarve gjen vdekjen në Berat (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, ku një çift të moshuarish janë hedhur nga kati i gjashtë i një pallati. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se çifti i të moshuarve, Kujtim dhe Këze Agalliu, ka gjetur vdekjen. Ata jetonin vetëm në banesë.

Po ashtu mësohet se ata kishin 4 fëmijë, 3 djem dhe një vajzë, të cilët ishin emigrantë. Deri më tani nuk dinën rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa polica dyshon se ata janë hedhur.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *