• |
ide | kryesore

Kontrabandë me fruta të thata, arrestohet doganieri i Kapshticës dhe tre persona të tjerë

Lajme, Të fundit


Katër persona, mes tyre një doganier në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë arrestuar pasi akuzohen për kontrabandë mallrash.

Policia thotë se u arrestua shtetasi L. K, 59 vjeç, banues në Sovjan Maliq, me detyrë doganier pranë Doganës së Kapshticës.

“Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre” pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu u arrestuan edhe R.Sh, 29 vjeç, K. M 23 vjeç, P. V, 45 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi G.M, 29 vjeç, banues në Bilisht Devoll.

“Shtetasit e mësipërm, janë kapur në Bilisht, me mjetet e tyre respektive në të cilat iu gjetën të ngarkuara mallra të dyshuara kontrabandë (fruta të thata) të cilat kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës ku shtetasi L.K, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar procedurat e kontrollit të këtyre mjeteve”, sqaron policia.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248 e 174 të Kodit Penal.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *