• |
ide | kryesore

Makina përplaset me kamionin, humb jetën pasagjeri, rëndë shoferi

Lajme, Të fundit


Një aksident mes një kamioni dhe një makinë në Peqin shkaktoi një të vdekur dhe një të plagosur.

52-vjeçari po drejtonte kamionin kur u përplas me makinën tip “Ford” me drejtues 31-vjeçarin A.K., banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit “Ford”, si dhe ka ndërruar jetë pasagjeri që ndodhej në mjeti “Ford”, shtetasi L.Ç. rreth 43 vjeç, banues në Peqin.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *