• |
ide | kryesore

Prej janarit një zyrtar ndërlidhës i EUROPOL në Policinë e Shtetit

Lajme, Të fundit


Bashkimi Europian forcon luftën kundër krimit të organizuar. Ambasadori i BE-së në Tiranë,Luigi Soreca, në një postim në twitter thotë se bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më i rëndësishëm se kurrë.

“Lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet për BE, Europol dhe Italinë, të cilat së bashku me Gjermaninë, Belgjikën, Holandën, Spanjën dhe Britaninë e Madhe kanë ngritur rrjetin ON për të forcuar bashkëpunimin e tyre kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar”.

Për këtë qëllim, dërgimi i një zyrtari ndërlidhës i Europol në Policinë e Shtetit nga janari 2019, është një hap i rëndësishëm thotë Soreca.

“Kjo do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues ndërmjet forcave policore të MSH dhe BE”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *