• |
ide | kryesore

‘Shtyu të parën gruan, pastaj vetë”, zbardhet dëshmia tronditëse për çiftin në Berat

Lajme, Të fundit


“Pamë që plaku e shtyu gruan dhe pak sekonda më vonë u hodh dhe vetë”. Kjo ka qenë dëshmia tronditëse e një prej dëshmitarëve të ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Berat, ku një çift bashkëshortësh u hodhën nga kati i tetë i një pallati.

‘News 24’ ka siguruar dëshmi të banorëve të zonës, të cilët rrëfejnë se e gjithë skena ndodhi në bakllonin e shtëpisë. Duke iu referuar burimeve policore, Petova bënë me dije se Kujtim dhe Këze Agalliu, kishin pak muaj që ishin transferuar nga fshati Qereshnik në qytetin e Beratit, në një pallat të ri në zonën e quajtur ‘Pjeshkore’ në lagjen ‘30 Vjetori’

Po ashtu mësohet se burri vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa merrte edhe mjekime, ndërkohë që gruaja e tij, Këzja, ishte operuar dy herë për shkak të një sëmundje të rëndë. Burime policore bëjnë me dije se ka dyshime se ngjarja në fjalë ka qenë e planifikuar nga çifti, por siç duket gruaja ishte penduar në çastin e fundit, ndaj edhe ka ndërhyrë burri. Familjarët e viktimave pohojnë se ata nuk donin që të jetonin në qytet, por në fshatin e tyre.

Por duke qenë se fëmijët e tyre, 3 djemtë dhe vajza jetonin jashtë shtetit, çiftit iu kishin blerë një apartament dhe i kishin transferuar në Berat. Ndonëse burrë e grua jetonin vetëm, ata kishin edhe një shërbyese, e cila ju vinte në ndihmë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *