• |
ide | kryesore

Zhbllokohet KLGJ/ Zaganjori mbledh gjyqtarët për zgjedhjen e 6 anëtarëve

Lajme, Të fundit
vettingu-1-635x356 (1).jpg


Pas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është zhbllokuar edhe ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, një tjetër organ i rëndësishëm i krijuar nga Reforma në Drejtësi që do të zëvendësojë funksionet e KLD-së. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka njoftuar mbledhjen e gjyqtarëve kandidatë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Thirrja e mbledhjes vjen pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dorëzoi listën e gjyqtarëve që kaluan filtrat e Vettingut. Mbledhja e thirrur nga Zaganjori8 është njoftuar për në datën 12 dhjetor nga ku do të zgjidhen 6 anëtarë nga radhët e gjyqësorit, shkruan Shqiptarja.com.

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. 6 (gjashtë) prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore. Ndërsa pesë anëtarët e tjerë të KLGJ i përkasin radhëve të avokatisë dy anëtarë, 2 nga trupa e pedagogëve të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës dhe një nga Shoqëria Civile. Kuvendi ka votuar disa muaj më parë përzgjedhjen e 5 anëtarëve jo gjyqtarë për në KLGJ, të cilëve do t’iu bashkëngjiten 6 anëtarët gjyqtarë, për të bërë funksionale një prej institucioneve kyçe të drejtësisë.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë
Në vijim të njoftimit të datës 22.08.2018 lidhur me rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit nga gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kanë paraqitur kandidaturën gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Vlorë Brikena Ukperaj dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër Luan Dervishi.

Mbas përfundimit të procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, rezultoi se të dy kandidatët i plotësonin kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kandidatët për anëtar të KLGJ-së nga radhët e gjyqësorit:

Nga Gjykata e Lartë:
1. Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:
1. Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë
2. Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
3. Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër
4. Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:
1. Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
2. Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane
3. Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
4. Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
5. Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin
6. Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Anëtarët jo gjyqtarë për KLGJ

Avokatia

Fatmira Luli
Alban Toro

Pedagogët

Erion Muharremaj
Maksim Qoku

Shoqëria civile

Naurela Llagami


2 Comments

    1. Ja dhe dikush qe nuk guxon te vej nje emer na tregon hajdutet. Po nuk na thot per ata qe iken se cfar ishin. Pa tjeter njerez te ndershem. Mos hidh helem o kurve qe te ka prer vetingu ne dysh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *