• |
ide | kryesore

’80 të zhdukur në Vlorë nga bandat e drogës’, reagojnë policia dhe prokuroria

Lajme, Të fundit


Prokuroria dhe Policia e Vlorës kanë përgënjeshtruar lajmin në Top Channel dhe Partinë Demokratike sipas të cilëve  në vitet e fundit janë rreth 80 persona të zhdukur.

Në një deklaratë ditën e sotme, Prokuroria e Policia thonë se numri total i personave të larguar nga banesa është 23.

Konfliktet për drogën/ Mbi 80 persona janë zhdukur 3 vitet e fundit në Vlorë 

PD për 80 të zhdukurit në Vlorë: Vendi në emergjencë kombëtare 

“Shumë prej këtyre personave janë larguar me dëshirë nga banesa, por dhe janë rikthyer,” thuhet në njoftimin e përbashkët.

“Nisur nga transmetimi në TV Top Channel i një reportazhi, ku flitet për rreth 80 persona të zhdukur në vitet e fundit, një numër i cituar edhe nga foltorja e PD-së ditën e djeshme, Prokuroria dhe Policia e Vlorës sqarojnë opinionin publik se:

Në 3 vitet e fundit rezulton se numri total i personave të larguar nga banesa është 23.

• në 2016 – 4 shtetas të larguar
• në 2017 – 6 shtetas të larguar 

• ne 2018 – 13 shtetas të larguar

Shumë prej këtyre personave janë larguar me dëshirë nga banesa, por dhe janë rikthyer.

Megjithëse të gjitha rastet janë referuar në Prokurori, vetëm për 4 raste në 3 vitet e fundit janë konstatuar elementë të veprës penale dhe janë regjistruar në Prokurori si çështje, e ndërkohë po vijojnë hetimet për gjetjen e tyre.

Gjithashtu, përsa i përket veprave penale kundër personit, bëjmë me dije se në krahasim me 1 vit më parë ka ulje të ndjeshme, konkretisht:

Nga 12 vrasje të evidentuara në vitin 2017, numri i tyre ka rënë me 50%, ose në 6 vrasje në 2018.

Nga 10 vrasje të mbetura në tentativë në 2017, është ulur me 50% numri në 2018, pra janë 5 tentativa të evidentuara.

Të gjitha strukturat e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e agjenci të tjera ligj zbatuese, vijojnë punën intensive për goditjen e paligjshmërive me qëllim ruajten e parametrave të rendit dhe të sigurisë e në shërbim të qytetarëve,” shkruhet në njoftimin e policisë


4 Comments

  1. Edhe sikur 23 te jene, ndryshojne komplet panoramen e statistikave te vrasjeve me te cilat mburret Rilindja. Pra jo vetem qe skemi ulje, por kemi super rritje dhe rritje te nje natyre makabre,

  2. Leri vrasjet se ja dhjet ajo masakra e Selenices -Edvinit-por do kishte me pak se Berisha po te mos kishte ndodhur.

  3. Ndoshta 80 vete te zhdukur eshte shume pak,kjo nuk ka te beje me politiken,por me mafian e cila eshte kudo ne bote.Shume vjet me pare ,Ne nje emision Fiksi intervistoi nje prostitue jetime qe perdorej nga policia e Vlores si grep per para ,per lajme hajdutesh ,droge etj.Kjo vajza dinte dhe kodet e policise,por mbas ca ditesh e gjeten ne plazh te mbytur.Askush nuk cau koken,edhe ca investigime te Fiksit ngelen qorre,”nuk dime asgje” thoshte shefi ne Vlore.Aspak nuk ka te beje Saliu apo Rama,sepse mbahet mend kur nafta shkonte ne Serbi si lum pa dogane ,ku skafet non stop shkonin ne Itali me droge jeshile dhe te bardhe,.me transport klandestin etj.Shume jane zhdukur ne det e vrare dhe familjet e dine ,por nuk ndihet sepse askush nuk ja kthen me te afermin.Shifra 80 duhet te jete shume me madhe,po te llogaritesh dhe klandestinet e huaj.Por nuk duhet te harrojme 100 shqiptare ,burra,gra dhe femije qe naten u mbyten nga policia Italiane(kete nuk na vjen mire qe ta themi)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *