• |
ide | kryesore

Heroinë, kokainë e marijuanë, policia greke arreston 4 shqiptarë (FOTO)

Lajme, Të fundit


Policia greke ka zhvilluar dy operacione për goditjen e trafikut të drogës nga Shqipëria.

Në kufirin greko-shqiptar, në një zonë pyjore në Kostur, u kap një shqiptar 25 vjeç duke transportuar në këmbë 4 pako që përmbanin 26 kg e 270 gram marijuanë.

Në Athinë, janë arrestuar 3 shqiptarë në zonën Agio Pandaleimona, pasi janë kapur me 2 kg 550 gram heroinë, 24 kg 132 gram marijuanë, 510 gram kokainë, 3 kg 255 gram përzierës, 10 tableta narkotike, 10.400 euro, 3 peshore, 8 celularë e 2 automjete.
Droga Greqi (1)

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *