• |
ide | kryesore

Anija shqiptare shpëton klandestinët në Detin Egje

Lajme, Të fundit


Anija e Forcave të Armatosura Shqiptare, “Lissus”, kreu dy operacione të njëpasnjëshme shpëtimi në detin Egje, fillimisht mbrëmë rreth orës 21:35 dhe më pas sot rreth orës 10:00.

Gjatë këtyre operacioneve, anija shqiptare u erdhi në ndihmë dy gomoneve, duke shpëtuar në total jetën e 84 personave.

Në gomonen e parë ndodheshin 39 persona dhe në të dytën 45, kryesisht palestinezë dhe sirianë, ndërsa mes tyre kishte edhe gra e fëmijë.

Ky operacion ishte në kuadër të parandalimit dhe shpëtimit të emigrantëve, ndërsa është e disata herë që anija shqiptare bën ndërhyrje të tilla.


2 Comments

  1. Plani Rindas per çpopullimin e shqipetare, per ta mbush me Siriane e Afrikane sapo ka filluar. Nuk dihet ende sa qinsra mijra jane hyre ne Shqiperi

  2. Shqiperia perdor anijet shtetorore per ti dhene ndihme emigranteve.
    Asgje te keqe parimisht.
    Praktikisht keta emigrane ku do te strehohen?

    Ne itali skafet e fondacioneve humanitare i prisnin ne det emigrantet sapo te ishin gati per te leshuar sos. Derisa ministri i brendshem i futi ne burg me arsyen e favorizimit te emigracionit te paligjshem.
    Shteti shqiptar , ne i marrim vete me anijet tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *