• |
ide | kryesore

BE presion Kosovës për të hequr taksën ndaj Serbisë, nesër Hahn vjen në Prishtinë

Lajme, Të fundit


Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite, Komisioneri Hahn do t’u kërkojë autoriteteve të Kosovës tërheqin vendimin për taksën doganore prej 100 për qind për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, shkruan Danas.

Siç shkruan Danas, Komisioni Evropian (KE) ka njoftuar se ky vendim i autoriteteve të Prishtinës do të jetë fokusi i vizitës së ardhshme të Hahn në Prishtinë.

“Komisioneri Evropian do të përsërisë qëndrimin e Bashkimit Evropian (BE) duke bërë thirrje për tërheqjen e këtij vendimi dhe duke theksuar nevojën për të nxitur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin në rajon”, thuhet në deklaratë.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Hahn do të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Kryetarin e Parlamentit Kadri Veselji, Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësuesit e opozitës.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *