• |
ide | kryesore

Frika nga vettingu, dorëhiqet ish-kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë

Lajme, Të fundit


Vijojnë dorëheqjet në sistemin e drejtësisë. Së fundmi ka dhënë dorëheqjen nga detyra ish-kreu i Gjykatës së Apelit Tiranë, Metush Saraçi.

Dorëheqja e Saraçit është bërë në fillim të muajit nëntor. Presidenca në faqen zyrtare ka njoftuar se kërkesa e Saraçit është dorëzuar më 5 nëntor.

Nuk dihen arsyet e largimit të tij nga detyra, por me këtë lëvizje Saraçi largohet dhe nga procesi i vetingut.

Sipas ligjit, në momentin që një gjyqtar jep dorëheqjen, presidenti vë në dijeni Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, të cilit i kërkon ndërprerjen e vetingut.

Metush Saraçi ka mbajtur postin e kreut të Gjykatës së Apelit deri në 2011. Pas mbarimit të mandatit, ai u zëvendësua nga Alaudin Malaj.


4 Comments

  1. Mire e ka bere. Karriere spaska ndermend te beje.
    Sa te zere be kot se eshte i virgjer. Iken shef punen e vet. Leke kane bere te gjithe ata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *