• |
ide | kryesore

Sekuestrohen kapsolla dhe fishekzjarre me rrezikshmëri për jetën

Lajme, Të fundit


Plot 1136 subjekte të tregtimit të mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve, si dyqane të ndryshme, markete, supermarkete si dhe tregjet e shumicës i janë nënshtruar kontrollit të policisë.

Si rezultat i kontrolleve  janë sekuestruar 643  kapsolla, si dhe 487 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Policia thotë se “janë dërguar materialet për vlerësim në Prokurori për 3 subjekte ku janë gjetur dhe sekuestruar kapsolla”.

Kontrollet janë përqëndruar edhe në verifikimin e plotësimit të masave shtesë të sigurisë, si kamera dhe fikse zjarri.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjitha bizneseve që të mos tregëtojnë kapsolla apo lëndë piroteknike si dhe të  plotësojnë kushtet dhe kriteret për magazinimin dhe tregtimin e lëndëvë piroteknike dhe fishekzjarreve, konform ligjit.

Policia e Shtetit gjithashtu iu bën thirrje prindërve që mos të lejojnë fëmijët të përdorin të tilla mjete shpërthyese pasi janë rrezik potencial për jetën e tyre dhe të të tjerëve, si  dhe fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëvë të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.


2 Comments

  1. Perse nuk behet sekuestrimi i fishekziarreve e kapsollave kur keto mallra mbrrijne ne doganat Shqipetare????.Keshtu duhet te funksionoje shteti

  2. Nuk po kupton ju te kesaj gazete!
    Disa dite me pare botuat lajmin se do te kemi nje vit te ri pa fishkziare mbasi qeveria do te bllokoje shtjen e tyre dhe menjehere reaguan zagaret tuaj me komente antishtet.
    Ndersa sot jepni lamin se bllokohen kapsolla dhe fishegzjare te rrezikshme per jeten e njerzve.
    Behuni serioz dhe te besueshem qe me atoritetin tuaj te mos ushqeni antishqiptare te paguar dhe idiote te nivelit ari me gjithe .arat e tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *