• |
ide | kryesore

Krijohet kompeticioni i tretë i UEFA – Skuadrat shqiptare fërkojnë duart, në bazë të kësaj rregullore

Sport


Një numër më i madh skuadrash, nga Federata të ndryshme, do të jenë protagonist në futbollin europiane duke filluar nga 2021. Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka aprovuar krijimin e një kompeticioni të tretë për klube për ciklin tre vjetor 2021-2024. Kjo do të thotë të ardhura të rëndësishme për klubet e vogla dhe ato shqiptare që tani kanë filluar të fërkojnë duart. Renditja, duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të jetë shumë e rëndësishme.

– Kompeticioni i ri (i quajtur provizorisht UEL2) do të ketë të njëjtin format të UEFA Champions League e UEFA Europa League, me 32 skuadra pjesëmarrëse me fazë grupesh.
– Skuadrat do të ndahen në 8 grupe me nga katër, që më pas do të luajnë 1/8 e finales, cerek finalet, gjysëmfinalet e finalen.
– Një raund me eleminim direkt do të diskutohet përpara 1/8 të finaleve, mes skuadrave të dyta të klasifikuara dhe të tretave të renditura në grupet e UEFA Europa League.
– Kompeticioni i ri parashikon 141 ndeshje të shpërndara në 15 javë, ekzaktësisht si UEFA Europa League.
– Fituesja e kompeticionit të ri do të kualifikohet në UEFA Europa League për sezonin pasardhës.
– Ndeshjet e kompeticionit të ri do të luhen të enjten’, por me krijimin e një fashe orari, që provizorisht është lënë në 16.30.
– Finalet e të gjitha kompeticioneve për klube do të diskutohen në të njëjtën javë: të mërkurën (kompeticioni i ri), të enjten (UEFA Europa League) e të shtunën (UEFA Champions League).

Kompeticioni i tretë do të garantojë prezencën e minimumit prej 34 vendesh në fazën e grupeve të kompeticionve të UEFA për klube (aktualisht është 26).


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *