• |
ide | kryesore

Lubonja: Kjo është një qeveri fashiste. Me projektin te ‘Unaza’ humbëm të gjithë

Lajme, Të fundit


Publicisti dhe opinionisti, Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka deklaruar se mos mbështetja ndaj banorëve të zonës së Astirit është një humbje për të gjithë shoqërinë.

“Është një ngjarje që na bën humbës të gjithëve. Ata mund të ishin fitues, nëse do ishim edhe ne bashkë me ta atje. Kjo qeveri ka humbur edhe atë minimumin e asaj që mund të quhet empati e njerëzve që qeverisë. Kanë një strategji të kalkuluar ftohtë, se si do të punojnë në formë konstante që njëherë i quajnë biznesmenë, njëherë ofsh-orista, nga grabisin dhe nuk respektojnë ligjet”, tha Lubonja.

Gjithashtu Lubonja theksoi faktin se projekti i “Unazës së Re” është një skandal i madh nga pikëpamja ligjore.

“Aty është një skandal nga pikëpamja ligjore. Prandaj ngjarja nuk ka fitues, edhe sikur ata të kthehen dhe të mos ua prishin shtëpitë, shqetësimi është i madh. Ai foli edhe për protestën në Francë për të cilën theksoi se shërben si leksion edhe pë policët tanë.

“Unë shoh se kjo është një nisëm që po vijon përpara. Kjo është një qeveri fashiste. Askush mos të ketë shpresë që do të këtë vota të blera, edhe nëse populli do të votojë kundër, këta nuk mërziten. Kemi shumë të humbur në Vlorë. Kjo tregon se në çfarë niveli është krimi në këtë vend. Forca normalisht përdoret kur nuk e ke masën kritike. Kur popullin e ke si populli ynë, atëherë ai reagon vetëm kur i preket kuleta. Forca është pak e dëshpëruar.

Forcë është ajo që është në Francë. Masa nuk është e madhe. Kjo varet nga veshët e qeverisë. Forca nuk është e mirë, sepse mund të prodhojë dhuna dhe dhuna sjell dhunë. Këtu kanë mësuar se populli është i nënshtruar si në kohën e Enver Hoxhës. Strategjia e tyre është e qartë: Kafsho këtu, kafsho atje”. I varfër nuk është ai që s’ka, por i babëzituri dhe i pangopuri. Këta janë të pangopur dhe kjo sjellë kafshime të papërgjegjshme”, shtoi Lubonja.

Lubonja u ndal edhe tek ekspozita e kryeministrit Rama të hapur në Gjermani, që sipas tij, atje tregoi se mbron interesin publik.

“Kur shkon jashtë shtetit dhe kur hap ekspozitën, atyre iu flet se sa kujdeset për interesat e opinionit publik dhe këtej shemb teatrin dhe çdo pronë publike kërkon ta privatizojë. Merr paranë publike dhe ua jep oligarkëve. Njeriu i thjeshtë ka humbur besimin për mbështetje tek partitë politike”, tha mes tjerash, Fatos Lubonja.

Teksa komentoi paketën “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria shqiptare, Lubonja theksoi faktin se Rama ka probleme me të vërtetën dhe jo me shpifjen. Sipas tij, shefi i qeverisë përpiqet të fsheh të vërtetën.

“Rama nuk e ka problemin me shpifjen, por me të vërtetën. Ai nuk e fsheh dot të vërtetën, por s’ia del. Të behët transparencë me tenderin e Unazës së Re. Unë do ta bëj një tender që ta ul çmimin. Ky ligj është kërcënim, Janë metoda fashiste që përdorin, ndërsa hapi tjetër është që të të lëshojnë kriminelët”, shtoi ai.


9 Comments

  1. Ti fatos si i perndjekur komunist thua humbem te gjithe,po une si pronar i tokes ku shpellaret ma kane mare cfare te bej,ti them ketyre shpellareve mire keni bere,ti pusht analisti mllefin qe ke me ramen tregoje ndryshe jo duke ke bere populistin e keq ne tv,nuk ke shkruar nje here per pronat qe keta shpellare kane rrembyer me dhune me urdher te Korbit te zi sali

    1. Ti moterqire(edhe mamaqire)ske pasur kurre prone. Ti i perket harbuterise qe Enveri mori nga lluca per ti pasur sipas rastit si gomare edhe si zagare (ti i perket grupit te pare se per te kafshuar te ha mune)dhe i beri pronare te tokave te bejlereve fisnikersrise shqipetare. Dhe bejleret jane 100 here me te lumtur qe tokat e tyre ti marrin shqiptaret e vertete te maleve sesa muzhiket e mocaleve. Vdekje komunistave

  2. Figura dhe personalitete si Lubonka, per ata qe kane dy fije mend ne koke, duhen mbeshtetur e perkrahur, duhen lexuar.
    I bien ne koke pushtetit me fakte dhe argumenta.
    Shqiptaret kane nevoje per njerez te ndricojne mendjen e tyre .
    Nje kryeminister arrogant, jo vetem qe nuk i duhet kujt, por nenvlefteson inteligjencen e nje populli te tere nese nuk ka reagim.
    Medioker e cinik, ben ironi sikur ti kishte falur ketij vendi mireqenien e zvicres apo norvegjise.
    Keta duhen peshtyre dhe sporrur me cdo kusht. Kaq vlejne.

  3. Ti berat ce pate fat,te jeshe ne rradhe per ti mbajtur shishen e shurres saliut dhe lubonjes,bravo berat prostituta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *