• |
ide | kryesore

Pas Astirit banorët e Shkozës në protestë: Do ta mbroj pronën time me gjak

Lajme, Të fundit


Banorët e Shkozës sot kanë dalë në protestë duke mos lenë punonjësit e IKMT për të prishur banesat e tyre, pasi pas zonës nga pallati me shigjeta tek ‘Shqiponja’, Shkoza është pjesa tjetër ku shumë shtëpi preken nga ndërtim i Unazës së Madhe.

Një prej banorëve tregoi se ata janë njoftuar vetëm që banesat nuk legalizohen, por nuk u ka ardhur asnjë letër që tu tregojë se ato do prishen.

“Jemi 20 veta në shtëpi, tre kurora. Një vëlla më ka vdekur dhe janë tre jetime në shtëpi. Më ka ardhur zarfi para 25 ditësh, vetëm thuhet që jemi përjashtuar nga legalizimi. Duhet të vijë legalizimi dhe të sjell zarfin zyrtar, që shtëpia ime do prishet që ne të jemi me dokumente të shkojmë në gjykatë të ankohemi, të kemi dhe në të drejtë ankimi. Ky projekt është bërë qëllimisht që të prishen shtëpitë, Lana ka qenë shumë larg prej këtej dhe ata e kanë devijuar projektin. I them kryeministri që të vej dorën ne zemër, se ai ka kalamaj vet. Unë do ta mbrojë pjesën time me gjak”, tha Petrit Duke për mikrofonin e News 24.


1 Comment

  1. Ik futja nje dopio raki, gjze e ullinje dhe je ne terrezi. Sju pelqeu Sali Maloku, ju …, ijen Edvin Kristaq Rama, ju pemqen hajdari orthodoks

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *