• |
ide | kryesore

Imazhe tronditëse/ Shqiptari dhe greku dhunuan, lidhën dhe hodhën në det studenten

Lajme, Të fundit



Mediat greke kanë zbuluar të tjera detaje për vrasjen e studentes, Eleni Tofaloudis nga dy rinj, njëri nga të cilët është shqiptar. Në media kanë qarkulluar edhe foto të studentes 21-vjeçare me këmbë të lidhura, e cila u hodh në det nga të rinjtë, Manolis Koukouras dhe Aleksandër Luca. Mjekët kanë dalë në konkluzionin se vajza ishte dhunuar barbarisht para se ajo të hidhej në det me këmbë të lidhura. Ekspertët sqarojnë se ajo ishte gjallë dhe do të jetonte nëse do të dërgohej në spital para se të hidhej në det nga një lartësi 10 metra. Studentja greke u vra pasi refuzoi kërkesën e 19-vjeçarit shqiptar dhe të mikut të tij grek 21-vjeçar për të shkuar në shtëpinë e këtij të fundit dhe të kryenin marrëdhënie seksuale. Pasi e goditën me një shufër hekuri pas kokës, të rinjtë e hodhën vajzën në det pasi e pandehën të vdekur. Por sipas raportit mjeko-ligjor e reja vdiq nga mbytja dhe jo nga goditja pas koke.

foto galeri foto galeri Image result for Manolis Koukouras dhe Aleksandër Luca

https://youtu.be/3AV70VOYrEs



3 Comments

  1. Po pse nuk e vbrane ata greket e Agimit te arte kete kriminel po vrane ate shqiptarin e pafajshem 18 vjecar apo te tjere. Aman keta kriminele le ta na vrasin te gjithe, qofte edhe greku, Nuk i duam, Nuk na perfaqesojne. Kriminel barbara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *