• |
ide | kryesore

ARRSH ul numrin e objekteve që rrezikojnë të prishen në Unazën e Madhe, pa dokumenta vetëm 124

Të fundit


Është përmbyllur konstatimi i objekteve që preken prej projektit të Unazës së Madhe, gjithashtu dhe verifikimi i aspektit ligjor të dokumentacionit të tyre, deklarojnë Autoriteti Rrugor Shqiptar, ALUIZNI, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, IKMT dhe Bashkia Tiranë.

ARRSH deklaron se 195 objekte janë vlerësuar si të prekura prej këtij projekti. 124 prej tyre rezultojnë pa dokumenta pronësie, ndërsa 71 janë të pajisura me dokumentet e pronësisë.

Nga objektet me dokumentacion të rregullt, vetëm për 59 prej tyre janë bërë matjet dhe verifikimet në funksion të procedurës së shponësimit. Për 12 objektet  e tjera procesi i matjeve do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim.

ARRSH ka hyrë në diskutime me ata banorë, objektet e të cilëve do të prishen pjesërisht. Bëhet fjalë për 72 raste, ku 27 prej tyre kanë dokumenta pronësie, ndërsa 45 raste nuk i kanë këto dokumtenta. Në këto raste, pjesa e paprekur e objektit do të qëndrojë vetëm atëherë kur inxhinierët konstruktorë do të konfirmojnë qëndrueshmërinë e  tij.


6 Comments

  1. Po si vendoset ti prishnit pa u bere verifikimet me pare, apo ngaqe u doli boja dhe mashtrimi bete hap mbrapa

  2. Pse akoma diskutojne unazen e re keta!!!
    Vetem ne Shqiperi mund te ndodh, qe nje mega afere kaq e madhe, te kaloj keshtu. Drejtori ARRSH ne vend qe te thirret ne prokurori me urgjence, ti vihen buzylyket bashke me Ramen e Gjiknurin deklaron qe eshte ulur nr i objekteve qe do prishen.
    Sa qesharak jane bere. Si per dite te fundit

  3. Ore behuni gati per burg te gjithe lereni projektin se pret puna deri sa nje qeveri e pergjegjeshme
    Do te vere interesat e qytetareve e te beje projekte qe nuk shkaterrojne ekonomine e nxjerrin ne rruge mijra banore ikni plehera dorzojuni drejtesise.

  4. Smbaj mend une te ket dale me pare Arrsh me nje nr se sa banesa jane di qe ju si kazan keni dale perdite dhe keni dhen shifra kush 300 e kush 500 ka dal dhe vici i lepire i farihut qe thoshte 1000

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *