• |
ide | kryesore

E larguan me forcë, pedagogu: Forumet partiake po përçajnë protestën

Lajme, Të fundit


Pedagogu Jani Marka, që u ndalua me dhunë të fliste në protestë, foli për mediat duke theksuar se forumet e partive po përçajnë protestësn.

Marka është detyruar të pohojë se i ka ndërruar disa herë bindjen politike në vite dhe tanimë e ka ndarë mendjen të kontribuojë jo më në to, por në një organizatë.

“Në 1992 kam qenë 12 vjeç;  nga ajo ditë deri sot mund të kem ndërruar disa herë bindjet, por duke u pjekur forcon idealet. Unë kam shumë ideale, por ajo  nuk është partiake, është ajo që kanë studentët: arsim cilësor. Studentëve u duhet të paguajnë 2 mln lekë tarifë.

Unë doja të flisja kundër dhunës. Kjo ishte e paparashikueshme, kjo protestë u ka dhënë shpresë shqiptarëve. Po ushtrohet dhunë e vazhdueshme ndaj nesh. Janë hedhur mbi ne sulme të jashtëzakonshme. na akuzojnë se jemi pjesë e një organizate tjetër, por jam krenar që jam pjesë e saj.

Unë kam protestuar kundër Veliajt, ndërsa ne na akuzojnë se jemi vegël e tij.

Forumet partiake po përçajnë protestën, por ne do i demaskojmë. Janë këtu forumet e tyre, partitë. Pse nuk më lanë të flisja, çfarë kam bërë, çfarë kam bërë unë, çfarë dëmi i kam sjellë që zbohem?!

Do të flisja për problemet e universitetit. Ne nuk jemi parti. Kemi katër vite si lëvizje për Universitetin, kemi qëllim vetëm universitetin”. 


6 Comments

  1. po u fut pd morri fund protesta. nejse dhe studentet shume ekstrem po behen dhe arrogante. po nuk bisedove nuk arrin kurkund po ne shqiptaret jemi njerez me seder dhe kapadainjnte medhenj. bisedimi shihet si shenje dobesie, o keshtu si them une o ska

    1. evis ky mut si ty ishte dje qe donte ie priste lindita nikollen ,ose ishte bashk me te.po e morri edveri qelbsir e morri lumi shqiperin,siq edhe po ndodh.

  2. Kush je ti Jani Marka? Cdo pedagogu po t’ia kerkonin stuentet edhe nje pjese e tyre do largohej pas fjaleve te provokimit qe ti the. Pse ti jo? Kush te mbeshtet ty? Pse po insiston aty vetem ti? Po, pedagoget jane me studentet por nuk jane aty per te shprehur mllefe te dyshimta ne emer te pedagogeve.

  3. Eshte e rendesishme te jete nje perfaqesi, te kete protesta nje koke. Ndryshe do percaheni dhe nuk do arrini gje.
    Mos lejoni influenca politike te asnje krahu, se keta jane te gjithe bashke.

  4. Kjo organizata e këtij mjekroshit që u vetldeklrua si marksist, publikisht ka akuzuar liderin e opozitës së djathtë, Bashën, se “paska bërë akte dhune ndaj studentëve”.
    Basha ka pesë vite në opozitë që lufton ndërmjet tl tjerave edhe kundër shkeljes së të drejtave të studentëve, me reformën shkatëruese të arsimit të lartë të Edi Ramës .
    Është i filmuar lideri Basha në disa demostrata të fuqishme, jo të strukur në ato 200 metra katrorë ku me dredhi ju të LU, po e kufizoni numurin e protestuesve para ministrisë, po në Bulevardin e Madh para kryeministrisë me pjesmarjen e mbi 100 mijë demostruesve. Në asnjë nga këto demostrata të udhëhequra prej tij, nuk është parë që të ketë ndonjë veprim të dhunshëm e asnjëherë ai nuk ka hedhur ndonjë parullë idiote si ju komunistët, që në demostratë të dalin vetëm antarët e PD, përkundrazi i ka ftuar që të gjithë, edhe socialistët që të protestojnë kundër së keqes së përbashkët. Qeverisë kriminale e të korruptuar të Ramës.
    Ju me idiotësinë tuaj komuniste, përzutë nga protesta banorët e Astirit, vetëm se ata e kanë mirpritur salidarizimin e e opozitës e Bashës me ta.
    Mbylleni sëpaku gojën e mos u dukni më në ate protestë, se nuk do të ketë polic bashkie që t’ju mbrojë nëse do të vazhdoni të sabotoni protestën.
    Kur paske protestuar kundër Erionit siç gënjen, përse nuk ju bën thirrje protestuesve që të mblidhen në sheshin Skëmderbej, para bashkisë apo nëBulevard para kryeministrisë, por bëheni trima me një argate të bindur të Ramës, ministren e arsimit ? Iku Tahiri, Iku Xhafa e mund të ikë edhe Nikolla.
    Por a mos u zgjidhën hallet që i solli ky kryeministër i çmendur Shqipërisë me zëvendësimin e tyre. Do të sjellë përsëri ca servil të pa aftë në mos më keq ca kriminelë të mafies.
    Një pjesë e kërkesave të studentëve, vërtetë janë të drejta e duhen realizuar. Por Shqipëria nuk ka vetëm hallet e tarifave të universitetit,Shqipërisë po ja zë frymën koorupsion në përmasa të mëdha e në shpërdorimin e vjedhjen e qindra milionëve të eurove nga taksapaguesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *