• |
ide | kryesore

(VIDEO-LIVE) Studentët tek ministria: Të martën protesta më e madhe dhe grevë urie

Lajme, Të fundit


Studentët e nisur nga Korpusi, të cilëve iu bashkuan sot edhe studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, janë duke marshuar mespërmes Tiranës me thirrjet:

“Bashkohuni me ne, mos rrini në kafene,” “Jashtë politika, jashtë organizatat!’, “Këtu nuk ka parti, ka vetëm rini!’. Por, aty ka spikatur paralajmërimi; grevë urie të martën, nëse s’plotësohen kërkesat.

Studentët kanë mbushur rrugën e Durrësit dhe kanë bllokuar qarkullimin. Thirrjet e tyre të shoqëruara nga bilbilë e megafonë, janë të fuqishme dhe i  kërkojnë ndër të tjera ministres Lindita Nikolla të dalë në bulevard dhe t’u bashkohet atyre.

Sot është dita e gjashtë e protestës.

Studentet kanë vendosur si afat të fundit ditën e martë për plotësimin e kërkesave të tyre.

“Nëse nuk plotësohen, të martën do jetë protesta më masive që keni parë”, u shpreh një prej studenteve.


7 Comments

  1. srri dot shqiptari pa be icik presion. greve urie greve burrnie greve mërije. fjala diskutim dhe tratative as nuk njihet fare. o keshtu si them une o ska. ska thashe. se jam shqiptar dhe per icik nder rroj.

  2. Nëse edhe të martën përsëri do të ngushtoheni në geton e rrugës së Durrësit për tu marë vetëm me Lindita Nikollën, siç po ju a imponon qeveria e ca argatë të saj që i keni mbrenda vetes, kurrë nuk mund të bëhet një protestë masive që ta detyrojë qeverinë të dorzohet.Bëjuni thirrje që me ju të bashkohen në shesh e bulevard të gjithë pa përjashtime, e pa eksese e dhunë siç ka veprruar edhe opozita zyrtare politike, të kërkoni dorheqjen e kryeministrit Rama e zgjedhje të parakohëshme.ë Nëse keni aftësitë të krijoni një parti të re nga rradhët tuaja, jo për të na rikthyer në komunizëm por për të shkuar në Europë siç thoni, do të jenë votat e elektoratit ato që do të vendosin.

    1. o ti topce i pa emer shko mor ne te bubit o funderin e poshter , o mikrone qe kerkon te fusesh smire ne mendjen e te tjereve , krijese e qelbur … u bej thirje studenteve te vazhdojn perpara dhe ne asnje moment te mos perfshijn kauzen e tyre me felliqesirat politike si ky tipi pa emer .. mos kerkoni te rezohet partia , mos kerkoni te bashkohen te tjeret per te rezuar qeverine , mos kerkoni dorheqjen e kryeministrit mos luani lojera fantazmash pa emer POR kerkoni te merni ate qe meritoni , kerkoni te bashkohen te tjeret vec per kauzen qe ju keni ngritur dhe jo per rezim qeverie , vazhdoni ti kerkoni kryeministrit te meret me te drejtat tuaja se prandaj eshte votuar dhe nese doni ta rezoni rezimi behet me vote , nese ka dicka per tu rezuar sot eshte barra qe bie mbi ju dhe jo figura politike qe eshte larte , u mbeshtes ne kauzen tuaj dhe mos degjoni keshillat e dashamiresve pa emer por vazhdoni te kerkoni vec te drejtat tuaja dhe respekte per shembullin e mire qe po jipni ne proteste , jemi me ju respekte !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *