• |
ide | kryesore

(VIDEO) Studentët largojnë me dhunë pedagogun: Jo politikë, duan të na përçajnë

Lajme, Të fundit


Një incident ka ndodhur gjatë protestës së studentëve ditën e sotme para Ministrisë së Arsimit.

Kur pedagogu Jani Marka mori fjalën, studentët nuk e lejuan dhe e larguan pasi sipas tyre, ai është pjesë e një lëvizje dhe ka qëndrim politik.

“Po tentojnë të na përçajnë. Nuk e dimë kush është personi që tenton të flasë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona. Kaq duam” – tha një student.

Studentët shprehen se pedagogu është pjesë e ‘Lëvizjes për Universitetin’ të cilën ata e konsiderojnë si lëvizje politike.

“Je përfaqësues i Lëvizjes komuniste. Larg politika. Nuk duam përçarës në protestë” – shprehen studentët në kor.


6 Comments

  1. pune shqiptaresh. po spati dhune nuk quhet. nuk njihet fare toleranca dhe pranimi i mendimit te tjetrit. dhe kur kete e bejne studentet merre me mend cfare ben populli i thjeshte pastaj

  2. Keta qe zbuan profesorin ishin nje grup banditesh nga Kamza, qe para mberriten ne proteste ne shoqerine e Altin Goxhaj. Eshte e qarte se Basha & co duan ta perçajne protesten

    1. Po pse jo edvini?

      Edhe një fëmijë 10 vjeç e kupton që përçarja i intereson vetëm edvinit.

      Qorra dhe qelbësira vetëm rilindja ka me shumicë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *