• |
ide | kryesore

Vdekja e Astori: dy mjekë hetohen për vrasje të qëllimshme

Sport



Davide Astori mund të mos ketë vdekur për shkaqe natyrale. Merr rrjedhë tronditëse hetimi për vdekjen e ish-kapitenit të Fiorentinës, i gjetur pa jetë 4 marsin e kaluar në një hotel në Udine, përpara ndeshjes kundër Udinezës në Serie A.

Sipas agjensisë së lajmeve Ansa, prokuroria e Firences ka lëshuar dy njoftime garancie për dy mjekë, që rezultojnë të hetuar për krimin e vrasjes me qëllim. Bëhet fjalë për dy profesionistë që punojnë në strukturat publike të ngarkuar për të certifikuar përshtatshmërinë sportive, një me qendër në Firence e tjetra në Kaljari.

Sipas medias italiane, Astori ka kryer vizita mjekësore aty një vit para se të ndodhte tragjedia dhe nga kontrollet është evidentuar se zemra e tij nuk funksiononte mirë.

Barkushja e djathtë e mbrojtësit kishte një problem që haset shpesh nga sportistët dhe në të shumtën e rasteve, sportistët kanë humbur jetën. Sëmundja që kishte prekur Astori, “Displasia aritmogjenike”, vret në mënyrë progresive qelizat e miokardit, duke shkaktuar probleme të funksionimit të zemrës që mund të kthehen në vdekjeprurëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *