• |
ide | kryesore

LSI thirrje qytetarëve: O sot u kurrë, të rrëzojmë Ramën. Dilni në protestë

Lajme, Të fundit


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje të rinjve të LSI-së që të dalin në protestë bashkë me studentët. Sipas saj o sot o kurë duhet protestuar për fëmijët tanë, duhet protestuar për të rrëzuar Edi Ramën. Thirrja e saj ishte gjithashtu edhe për demokratët. Deklaratat Kryemadhi i bëri gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Tiranë.

“Kemi parë pas 28 vitesh një lëvizje të tillë. Kur i pashë që rrinin në -2 gradë harrova që jam politikane dhe mendova se sa bujar zoti ka qenë me mua dhe me Edi Ramën. Mendova sa bujarë kishte qenë zoti me ministrat dhe oligarkët që marrin paratë. E ndjeva veten time në mëkat që nuk bëj asgjë. Që fëmijët e mi hanin tre vakte dhe flinin ngrohtë dhe ata 140 mijë studentë nuk hanë një vakt dhe duhet të paguajnë ryshfet për t gatuar dhe për të larë rrobat në konvikte. U ndjeva mëkatare sepse nuk kam bërë asgjë për ta dhe sot duhet të hap gojën dhe të flas. Mendova që pas atij skenari të turpshëm që dha sot në Kuvend, ku kërkon negociata me fëmijë të pangrënë dhe me fëmijë që bëjnë punë për të paguar librat. Kërkon negociatat me fëmijë të pa veshur. Hidhni kartën e anëtarësisë dhe dilni me studentët. Merrni flamurin kombëtar dhe hidhni flamurin e partisë.”- tha Kryemadhi.


13 Comments

    1. u ka ber nga nje vile ne lalez te gjith njerezve te varfer. edhe kur likja me bllok ne dore bridhte ministri per ministri me siguri mendonte per njerezit e varfer.

  1. Qelbesire mjaft vodhet dhe vrate. Larg studenteve dhe rroft shpirti i lire dhe i paster. Vendi ka nevoje per fytyra dhe ide te reja te paperlyera.

  2. Jo po do degjojme Edi Ramen e Mero Bazen qe ska opozite.
    Apo te degjojm e Gjiknurin “gjera qe ndodhin” per nje tender qe u be publik. Po sa te tjera jane vjedhur?
    Monika duhet ti tregoje vendin ketij pushti. Te premtoje qe do e coje ne burg, vetem keshtu i merr votat. Shqiptaret duan hajdute ne burg e jo akuza politike

    1. Klodi mos degjo asnje nga larvat e vjetra te transicionit pa fund. degjo arsyen tende. shif nga e ardhmja, te gjith keta te tjeret perfaqsojn te shkuaren e nje klase politike komplet te degjeneruar.

  3. Kjo e ka mendjen vetem te TEPSIA. Hiqi duart nga studentet o njeri i lig. ik o mortje se u je qep studenteve si dhelpra pas boleve te dashit.

  4. ik futi nje botox e nje ngjale te gjiri i lalezit se ty me tet shoq e me gjith kete establishment nuk u konsideron me njeri. kur do ta kuptoni. po zgjohet nje ndergjegje qytetare e vertet. mori fund epoka juaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *