• |
ide | kryesore

Rama takim urgjent me rektorët dhe dekanët, i kërcënon me rishikim të autonomisë

Lajme, Të fundit


 

Ndërsa studentët vijojnë protestën e tyre në përmbushje të 8 pikave, kryeministri Edi Rama ka thirrur një takim urgjent me rektorët dhe dekanët e vendit. Që në nisje të fjalës së tij ai i kritikoi ata që kanë thënë se gjoja nuk kishin dijeni për VKM-në e tarifave për provimet e mbartura.

“Një pjesë e atyre pikave iu takojnë universiteteve. Iu takojnë juve bazuar në ligjin për arsimin e lartë. Më vjen mirë , që flitet e fundit disa senate janë vënë në lëvizje dhe më vjen keq që kanë adresuar disa deklarata hipokrite. Përpara se sa të hynim në këtë fazë, protesta nisi me një shkak konkret lidhur me një tarifë. Tani, tarifa e provimeve të mbartura është një tarifë e kërkuara nga ju dhe ju këtë as s’mund ta mohoni dhe nuk mund të bëni sikur e keni harruar kur ajo bëhet problem. Ministrja e arsimit në të gjitha rastet ka kërkuar konsensus mes jush.

Nuk hyj në meritën e atij vendimi se si dhe ku e keni marrë. Ai vendim që është marrë në maj nuk ka qenë i ditur për studentët dhe është njësoj si Kuvendi të kalojë një buxhet dhe nje paketë fiskale ta kalojë pa e bërë të ditur dhe sheti ti shkojë në shtëpi për ti thënë bjeri këto para se mi ke detyrim”, tha Rama.

Më tej kryeministri kërcënoi me rishikim të autonomisë.

“Të çohen në protestë studentët e universitetit dhe të kërkojnë publikimin e buxheteve dhe shpenzimeve online është fundi. Dhe kjo të rReshtohet tek kërkesat që i bëhen qeverisë, ndërkohë që kjo është jo ‘A’-ja, se “a”-ja mësohEt kur shkon në shkollë, por është e para gjë që i bëhet fëmijës kur vjen në jetë. Ja si janë buxhetet, ja si shpenzohen. Disa i kanë, por njerëzit nuk i dinë. Mos mendoni se kam ardhur të shkarkoj përgjegjësitë. Por një gjë dua t’ju them se në leximin tim, protesta e studentëve është një shuplakë për qeverinë, një grusht për opozitën, një shpresë për opinionin publik. Se çfarë është për ju, duhet ta gjeni vetë, s’më takon mua tua them”, deklaroi kryeministri.

 


4 Comments

  1. studentet mut si rama.i pat shqyen simbolet e ps,lsi e pd por jo te rilindjes.qfar mut studenti qe i kerkon llogari saliut kur ka qe 6 vite qe edvini mundohet te te qij e nuk te ngin.jo o ngeles dele,lop,fhel.derr e kazan keshtu nuk je student por IMPOTENT SI RAMA.prabdaj ju qijn grat kristaqa,frroka,ndoka,xhelila,balila etj.

  2. Autonomine universiteteve s’ua jep qeveria, as Kuvendi me ligj te thjeshte, por Kushtetuta qe ndyshohet me 93 vota. Neni 57/7 “Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj.”.

    Si “gazetare” duhet te jeni jo kaq injorante.

  3. Vazhdon me demagogjine e tij shterpe, vazhdon te bej viktimen, te luaj rolin e opozitarit me te keqen.
    Do te bej njerezit te harrojne qe ka 5 vjet kryeminister, qe eshte koka dhe arkitekti i kesaj situate kaq te renduar, i ketij fukaralleku te shtuar.
    Eshte ky pergjegjesi kryesor, qe me makuterine e tij, paaftesine e theksuar dhe arrogancen po tregon qe eshte vetem nje kryetar i nje bande, qe ka pushtetin ne Shqiperi dhe ben me te cte doje. Do vinte nje moment kjo dite. Jo me kot te gjithe, ja pershkruajne fundin si te te tmerrshem.
    Nje kryeminister qe ka mbledhur rreth vetes , vetem llumin e kesaj shoqerie. Duke filluar nga ministrat, deputetet , kryetaret e bashkise, drejtoret ne administrate jane te gjithe nje prerje, dhe jo rastesisht. Nuk ka nje intelektual te mirefillte. Jane te gjithe sherbetore e firmetare te haleve pa fund, qe ky idiot kryeminister po ben ne kete vend.
    Ministra e drejtore qe firmosin tendera , PPP, autorizime per shmangie nga taksat, leje shfrytezimi, kryetare bashkie qe firmosin leje ndertimi, zv kryeministrja qe firmos ne emer te kryeministrit cudira, gjera te padegjuara.
    Rasti i tenderit te unazes re dhe ost, jane dy rastet me te fundit, qe tregojne qe muti eshte bere mullar. Rasti i Armos , menyra si eshte menaxhuar dhe shfrytezuar deri tani, evazioni me i madh ne historine e ketij shteti, me dy institucione kontrolluese apatike doganat dhe tatimet, ne sherbim koke e kembe te miqve te kryeministrit.
    Kjo proteste eshte vetem ne fillimet e saj.
    Sa mire , kush e lexon mesazhin e saj, mjerr ai qe mendon se mund ta shuaj kete zjarr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *