• |
ide | kryesore

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë: Rama dhe studentët ta zgjidhin mosmarrëveshjen me dashamirësi dhe mirëkuptim

Lajme, Të fundit


Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë ka reaguar pas Kishës Katolike, duke bërë apel për dialog mes qeverisë dhe studentëve.

Pastor Ylli Doçi, kryetar i VUSH, ka bërë thirrje për një marrëveshje të zgjidhur me mirëkuptim, dashamirësi dhe përkushtim.

 “Ne jemi të vetëdijshëm që rrënjët e problemeve të shumta të cilat motivojnë këtë protestë, lidhen me sëmundje të ndryshme që kanë mbërthyer prej kohësh shoqërinë shqiptare dhe nuk mund të presim një prekje të një shkopi magjik nga ky vrull rinor të shërojë gjithçka, por presim që standardet e duhura që duhet të sanksionohen në reflektim të kërkesave legjitime të rinisë, do të bëhen një pikë referimi për të adresuar në thellësi problemet që vijnë nga padrejtësi dhe përdhosje të vlerave në aspektet e tjera të jetës së shoqërisë shqiptare. Zëri i rinisë, tani, duhet përkthyer në marrëveshje veprimi dhe ne inkurajojmë aktorët e shumtë të shoqërisë dhe qeverisë, të mobilizohen për qartësim hapash drejt zgjidhjes me mirëkuptim, dashamirësi dhe përkushtim”, thuhet në mesazhin e përcjellë të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.


2 Comments

  1. Nje te mire te madhe e prodhoje protesta e studenteve krijimi I dy institucioneve te reja te drejtesise ne heshtje te plote shba dhe be e bene te mundur,javen tjeter dhe spak dhe bkh dhe pastaj ne pidh te semes sali like lul ram mona e shume te tjere te sapuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *