• |
ide | kryesore

‘Xhisiela’, prokuroria kërkon 1 vit burg për djalin e deputetit

Lajme, Të fundit


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit burg për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht Xhisiela Malokun. Djali i Rrahman Rrajës ka mohuar akuzat për dhunë, një pretendim i cili është mbështetur edhe nga vetë Xhisiela, e cila pavarësisht se në analizën mjeko- ligjore rezulton të jetë dhunuar, në daljen e saj të parë publike e ka mohuar faktin.

Skandali shpërtheu disa muaj më parë, pas një interviste të ish oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i cili denondoi në media se ai ishte kërcënuar me armë nga vëllai i Rrahman Rrajës, deputet i PS-së, në mënyrë që ky i fundit të mos niste hetimet ndaj nipit të tij Rexhep Rraja. Rexhep Rraja u arrestuar më tutje më datë 30 shtator.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *