• |
ide | kryesore

Detaje nga shpërthimi me tritol në Vlorë

Lajme, Të fundit


Zbardhen të tjera detaje nga shpërthimi me eksploziv që tronditi Vlorën mbrëmjen e sotme. Mësohet shënjestra e atentatit ishte banesa e bashkëshortes së shtetasit Hyqymet Nexhipi, i vrarë në janar 2016. Më poshtë njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen.

Në lagjen “1 Maji” Vlorë, në sheshpushimin e katit të dytë të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetases T.P, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë evidentuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *