• |
ide | kryesore

Balla: Miku i Bashës nën hetim nga drejtësia amerikane (Por shtetasi turk vazhdon të jetë konsull nder i Shqipërisë në Turqi)

Lajme, Të fundit


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, thotë se miku i ngushtë i Lulzim Bashës, Kamil Ekim Alptekin, është nën hetim nga drejtësia amerikane. Balla publikon edhe linkun e prestigjozes Wall Street Journal, e cila raporton këtë lajm.

“Miku i ngushtë i Lulzim Bashës, të cilit siç e shikoni në fotografi i ka qenë edhe “padrino” në dasëm, Kamil Ekim Alptekin merret zyrtarisht nën akuzë nga Drejtësia Amerikane për lobing të paligjshëm, por edhe deklarime të rreme. Vetëm një pyetje sot për Lulzimin. Lulzim vazhdon ende edhe ti të japësh deklarime të rreme për lidhjet e tua me këtë person të vendosur nën akuzë në SHBA?”, – shkruan Balla.

Por ndërkohë nga ana tjetër, ajo që Balla nuk e thotë, është se shtetasi turk Kamil Ekim Alptekin figuron ende si konsull nderi i Shqipërisë në Turqi. Mjafton një kërkim i vogël në internet për ta mësuar diçka të tillë. Shihni fotot më poshtë. ©LAPSI.al


7 Comments

  1. PAFYTYRSIA E KETYRE ESHTE E PAARRITSHME . DEMAGOGJI VETEM DEMAGOGJI DHE HAJDUTLLIK . ROPT KU TI KINI SE E SHKATERRUAT KETE VEND .

  2. Me kondra puntin, shikohet qe demagogu pionier i kuqaleve ka rene me kembet e veta ne pus, e nga pusi kerko te shpetoje vehten, qe e din se si ka vepruar e bashkepunuar me bandat e kriminelet. Nuk e shpeton me, asgje kete monster, bastardi.

  3. Mos ja vini re katundarit te librazhdit se sdi ta perdori kompjuterin. Ai deri ne 10te di te numeroje se pastaj thote Fant,Cupe ,Derr

  4. Sipas një gazete të madhe amerikane , është njoftuar se ka nisur një hetim për ndërhyrjet e Sorosit ne ambasadat amerkane duke shpërdoruar paratë e taksapaguesve amerikanë .
    Dihet që Edi Rama jo vetëm ka qenë e është i lidhur me Sorosin, por është i vetmi kryeministër që mori pjesë në dasmën e djaloshit 90 vjeçar Soros.
    Ka gjë ndërmend Tualet Balla që tëbëjë një kallzim në prokurori për Edi Ramën ?
    Sa për Tualetin, e ka pranuar vetë publikisht se ka miqësira bile familjare me kapomafie të drogës.
    Si po shko hetimi i tij nga prokuroria ?

  5. Bo, bo, bo, si tallet kjo gazete me zagaret e saj!
    Ekim eshte ne proces hetimi ne Amerike por shteti Amerikan nuk ka fuqine per ta shkarkuar ate nga detyra e konsullit te nderit per Shqiperine ne Turqi, kjo eshte pergjegjesi e shtetit turk dhe atij shqiptar.
    Lehni laro kaba
    Hosana Berisha!

  6. Taulant Palla eshte lideri-me ”i kenduar”i ridhjerjes ai eshte dhe ”hakerr”i internetit ai ”zbulon c’do gje”me anen e kompjuterit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *