• |
ide | kryesore

Basha: Një tjetër aferë korrupsioni do plasë te Unaza e madhe brenda 2 ditësh

Lajme, Të fundit


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se tek Unaza e re do të plasë një tjetër skandal. Në një intervistë për emisionin “5 pyetje” të gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv, Basha tha se do të dalin me emra dhe mbiemra eksponentë të krimit të përfshirë në këtë aferë.

“Tek Unaza po bëhet një vjedhje tjetër, pasi Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik, për të ndërtuar aty pallate dhe për të pastruar paratë e krimit. Eksponentët të krimit të organizuar, me emër dhe mbi emër. Nesër maksimumi pasnesër do të plas një skandal i madh. Në këto moment të po flasim po falsifikojnë lekët por nuk kanë nga shpëtojnë” – tha Basha. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *