• |
ide | kryesore

(FOTO) Tymuese drejt kryeministrisë, studentët kërkojnë të shmanget dhuna

Lajme, Të fundit


3 persona të maskuar me shall hodhën tymues drejt kryeministrisë. Kaq mjaftoi që të reagonin studentët protestues, të cilët bënë thirrje që personat që hedhin tymues të largohen, pasi nuk janë studentë.

“Largohu ti aty, o zotëri largohu. Ik që këtej. Ska tymuese këtu” – u shpreh një student me megafon.

Ndërsa një student tjetër u shpreh se ata janë aty si studentë dhe nuk do të protestojnë në mënyrë të turpshme, me dhunë.

“Kemi ardhur këtu si studentë, kemi kulturë. Nuk protestojmë në mënyrë të turpshme. Nëse është dikush që do të përdorë dhunë në emrin tonë, turp, turp. Kemi ardhur këtu për kërkesa tona, për arsimin. Ne nuk ushtrojmë dhunë” – u shpreh ai.


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *