• |
ide | kryesore

Përshkallëzohet protesta e studentëve, çfarë ndodh nesër

Lajme, Të fundit


Studentët nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre deri në fund, prandaj ata kanë lajmëruar një tjetër protestë ditën e nesërme përpara kryeministrisë.

Studentët e drejtësisë u kanë bërë thirrje pedagogëve, gjimnazistëve, mësuesve dhe prindërve që t’i bashkohen protestës së tyre ditën e nesërme ku do bllokohen disa nga arteriet kryesore të Tiranës, para se të mblidhen në orën 10:00 tek Kryeministria.

Ata njoftojnë se ata do të bllokojnë sheshin Willson, ndërsa studentë të universiteteve të tjera do bllokojnë të tjera sheshe dhe rrugë përfshirë kryqëzimin tek 21 Dhjetori, rrethrrotullimin tek Dogana dhe kryqëzimin tek 9 katëshet prapa 15 katëshit.

Ndërkohë studentët e rretheve që nuk do mund të vijnë në Tiranë do të bllokojnë rrugën më të afërt me univesitetin e tyre.

Image


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *