• |
ide | kryesore

‘Tym i bardhë’ i propagandës së Ramës: Nisa dialogun me studentët…

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot pasdite një takim me pedagogë të Fakultetut të Gjeologji Minierave. Ndonëse deri më tani s’ka as foto e as pamje nga takimi, Rama shkruan se kjo është nisja e dialogut pasi aty kishte edhe studentë.

“Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut,me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun (e në fakt zhvilluam vetë Dialogun). Mësova gjëra të reja prej tyre,mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë. Nesër vazhdojmë”, shkruan Kryeministri.

Por gjasat janë që edhe ky takim të jetë një kopje e shëmtuar e shfaqjes së Ramës në emisionin ‘Top Shoë’. Studentët e pretenduar nga Rama, nuk janë ata që përfaqësojnë masën e gjerë të protestuesve, por freshistë dhe njerëz të përzedhur prej tij. Rama kërkon  të krijojë në opinionin publik idenë se studentët po i nënshtrohen kokëfortësisë së tij për dialog, pa përmbushur më parë 8 kërkesat e tyre.

©LAPSI.al 


7 Comments

  1. Po ata,per ti qare hallin Edvin pampersit kan shkuar,nese ka ndrruar pelenat apo jo?!
    Drogaxhiu thote:”mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë”!!!
    Si “mbase”?”D.m.th nuk ja ke thene troç se ku e ke hallin?Si nuk hoqe dore nga
    mashtrimi more gerdalle,si nuk u tregove edhe nje here te vetme i sinqerte
    more drogaxhi,por gjithmone i pabese,hils dhe me karta te fshehura?!
    Halli i ketij mashtruesi eshte,qe te qendroi me çdo kusht ne pushttet,qe te vjedhi
    sa me shume dhe te zhduki te gjitha dokumentet korruptive.Karrikja elektrike
    eshte pak per kete felliqsire.

  2. Kesaj monstre i ka dale tymi zi me kohe, e ju ju duket i bardhe. Mos i besoni propagandes, por shihni ne sheshese cthone studentet. Nje tym qe propagandohet per gjoja eshte tym lot sjelles per shumicen e studenteve , profesoreve, dhe e mbare popullit, andaj me kete te cmendur tere kontratat jane djegur nga vete veprimi e mos veprimi i ketij te c;menduri.

  3. Kesaj monstre i ka dale tymi zi me kohe, e ju ju duket i bardhe. Mos i besoni propagandes, por shihni ne sheshese cthone studentet. Nje tym qe propagandohet per gjoja eshte tym lot sjelles per shumicen e studenteve , profesoreve, dhe e mbare popullit, andaj me kete te cmendur tere kontratat jane djegur nga vete veprimi e mos veprimi i ketij te c;menduri.

  4. Ca thua. Oh sa Lumturi.

    Me ne fund. Keyeministria po gezon me dialoguesit e perzgjedhur prej sqj.

    Sa i pelqen Dialogu me YES MEN-ET qe punojne me bordeeo, Kryyeministrit tome

    Po une protestuesi ku isha ???

    Edhe propoganda u katandis per te vjelle.

    Hajt, se nje ender me sy hapur eshte per te.

  5. Tani do shikoni ku cfare do i bej Rama rektoreve dhe dekaneve. Ata jane te gjithe vemje. Nuk e priste por tani qe foli me studentet, dhe mori vesh shume gjera, Rama e di ca do i bej.
    Eshte si puna e Sajmir Tahirit dhe hashashit. Kishte njeri mbi kete toke, qe nuk e shihte kanabizimin e gjithe shqiperise. Kur u derdh dhe doli skandali, e shiti sajmirin duke thene qe kisha shume besim tek ai, por doli vemje. Dmth deri ne ate kohe e kish pare shqiperine me syte e tahirit. Ai vete nuk jetonte ketu. Dhe e kaloi ashtu sic ai di, lepiu bej lajka, djersitu e zverdhu para publikut.
    Tani u kap ne tentative duke vjedhur 30 milione euro per 1 muaj ne vendin me te varfer e te vogel te europes. Nuk e dinim thote , ja kemi kerkuar ambasades amerikane te bej hetimin.
    O njerez nuk e kuptoni qe keni kryeminister nje dava legeni, nje moster, te paskrupullt, kryehajdut me damke, qe vjedh e vjedh si te jene te babait te tij. Ky eshte letyre, nje moster qe duhet te marr ate qe meriton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *