• |
ide | kryesore

Basha: Nesër bëjmë publike një tjetër aferë korruptive të Ramës

Lajme, Të fundit


Edhe këtë mbrëmje kreu i opozitës Lulzim Basha shkoi në mbështetje të banorëve te ‘Astiri’ që po protestojnë prej më shumëse një muaji. Duke folur për mediat, Basha tha se se nesër do të publikohet një aferë korruptive. Më poshtë pjesë nga deklarata e Bashës.

Kjo është një vepër korruptive përmes një kompanie fantazëm. Për të çuar deri në fund projektin e tyre, kërkuan të shkatërrojnë 1000 shtëpi, vetëm për të çuar në fund projektin e porositësit, Edi Rama.

Nesër PD do të publikojë një pjesë tjetër, po kaq të errët korruptive. Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë 40 milionë euro nga buxheti i shtetit, por së bashku me krimin e organizuar kërkon të ndërtojë pallate shumë katëshe. Nesër do të tregojmë se si Rama e Veliaj ndryshuan planin urbanistik për ti dhënë Edmond

Begos leje për të ndërtuar mbi rrënojat e shtëpive tuaja. Një njeri i dënuar për trafik droge, do të ndërtonte pallate shumëkatëshe, për të pastruar paratë e drogës.


9 Comments

    1. Luli në fakt po i bën PUBLICITET edvinit dhe qelbësirave të rilindjes, sepse edvini më 21 Janar vetëm për 40 mijë Euro të supozuara si korrupsion të Ilir Metës Vrau 4 njerëz të pafajshëm, ndërsa Luli u bën publicitet krimeve të edvinit.

  1. Ti Lul mire ben qe i demaskon, por coje deri ne fund qe te zbatohet ligji.
    Sa per kete mikun e taulant balles, dihej deri diku qe do merrte kete tender..
    Ketu duhet nje nga ato oficeret e Hitlerit per ti kthyer ne hi, te gjithe keta superhajdut

  2. me fal po spe neser o Bisha (ca bishe ti, ti sje as ciuaua). pse se thu qe sot, apo po pret se mos te paguajn njeher dhe pastaj neser thua harrova. thuaje qe sot o zotni, dalin e thon neser, si me kode mafjoze. thuaje neser, pse del qe sot dhe thua do flas neser. apo pret ndonje telefonat qe te te marri me te mir qe te mbyllesh gojen.

  3. TI PUBLIKO AFERA SUPERKORRUPTIVE DHE ATA SE RRUAJNE LESHT PER JU POR VJEDHIN ME SHUME . E DINE PSE ? SEPSE TI I LE GJERAT PERGJYSEM . NESE NUK KE FORCE KARTONI DHE ATA SILLEN SI RRUGACER ATEHERE KA MOSBINDJE CIVILE OSE REVOLUCION .

  4. Bej publike z. Basha edhe aferat e tua,aferat e kunatit,te kunates ,te vjehrrit, te vellait dhe ne fund vazhdo edhe me aferat e te gjithe te tjereve se dakort jemi edhe ne.

  5. E çfarë pastaj?

    Asgjë nuk ka ndryshuar me publikimet e këtyre krimeve, përkundrazi veç po shtohen çdo ditë.

    Detyra jote nuk mbaron me publikimin e fakteve, por duhet të jesh zgjidhja e problemeve të rënda që kalon vendi,

    Meqë ra fjala urime për kongresin e PD alla rilindje.

  6. Me kritika kalon kohen, por me veprim tregohet trimeria e zgjuaresia, nese jemi te tere me mendimin qe kjo qeveri nuk ka me se cte na jape, duhet qe te enjten, bashkohuni, e kete po ju thote edhe Basha, Mos rrini, e prisni sepse ne cdo denoncim eshte thirrje per mobilizim kunder se keqes rilindase. Kjo eshte prova, e besimi qe keni tek e aredhmja….bashkohuni ne protesten e studenteve dhe te opozites te enjten, fjalet e teperta dihen se c;jane, prandaj te bashkuar, per largimin e qelbesirave dhe kelysheve te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *