• |
ide | kryesore

Rama studentëve: Uroj të keni kuptuar forcën që ju keni, denonconi profesorët që kërkojnë rryshfete

Lajme, Të fundit


Edi Rama, në takim me studentët e Universitetit Bujqësor i ka bërë thirrje atyre që të denoncojnë ato pedagogë që bëjnë shkelje, duke shtuar se jo të gjithë profesorët janë njëlloj.

“Shpresoj ta keni kuptuar me anë të kësaj proteste forcën që keni. Ka llo-lloj profesorësh, ka nga ato që jetojnë me mobiljet e Enver Hoxhës akoma, që punojnë pa pagesë jashtë orarit, ka dhe të tjerë që iu sjellin ju vërdallë.

Universiteti është autonom. Në këtë autonomi duhet të merrni fuqinë që ju keni. Organizohuni, por jo me parti, por brenda një rrjeti brenda universitetit për veten tuaj.

Kjo protestë mund të japi kartën e studentit, librarinë shkencore etj, por duhet të ndryshoni sistemin. Bota nuk është e frikacakëve. Protesta juaj është shenjë e kurajos dhe guximit. Është merita juaj që unë jam këtu sot”, u shpreh Rama.


5 Comments

  1. Forcen e dijne. Po nuk dijne drejtimin. Bojkot te mesimmarrjes ne cdo universitet. Kerkese per kthimin e tarifave dhe ju qerrevi te vazhdoni me ny plepa e ny meti qe keni rilind. Te gjith ata studenta te privatit do te punsohen. Keni force sa ta zhdukni nje her e mire fasaden

  2. cfare force kane o loqe se jane ngritur te gjithe ne kembe dhe ngelen duke u kercenuar. forcen e dhunes e ke ti ne gjak. i con sigurimsat ne darke ti kercenojne. force thote. ketije ju eshte bere mendja marketing. rracen ne pidh

  3. E kemi degjuar në gjithë protestat që studentët në kor i drejtohen këtij kryeministri me fjalët “turp, turp, turp” !
    Po kur e shihni more studentë që ky njeri nuk e njeh turpin, përse nuk i kërkoni me ngulm dorheqjen nga pushteti po i luteni të plotësojë vetëm 8 kërkesat tuaja ?
    Pasojat e politikës së tij amatoreske e tërësisht të korruptuar, nuk i ka pëësuar vetëm arsimi i lartë, por e gjithë Shqipëria.
    Ja nga presioni juaj i madh, do të detyrohet Rama e do të dalë me një “vendim” të KM për ti plotësuar ato.
    Po ju a nuk keni jetuar në Shqipëri e nuk e dini se sa i mban ai premtimet, qoftë edhe të shprehura me vendime KM apo me ligje ?
    E gjithë opinioni publik shqiptar ju përgëzoi që në një kohë të shkurtër, pa organizim partiak, dolët me mijra kundër politikës së kësaj qeverie për Universitetin.
    Ju përshëndetën jo vetëm se e thyet frikën nga kjo qeveri policore,por edhe se ngjallët shpresën se si një rini elitare universitare, nuk do të mjaftoheshit vetëm me kërkesat mbrenda gardhit të Univeristetit.
    Ka evoluar kjo protestë tashmë edhe në përcaktime më të kjarta politike, qoftë edhe nga zhvendosja e saj nga ministria e arsimit, në kryeministri.
    Ishte naiv pretendimi se gjithë këto probleme për të cilat shpërtheu protesta juaj, vinin nga ministrja Nikolla me mesatare 5.9 të notae të saj. Nuk është vetëm kjo ministre nga ku kanë shpërthyer skandalet e qeverisë Rama.
    Ajo opozitë ndaj së cilës si pasojë e propogandës së Ramës, ju kërkoni t’ju rini larg, e ka kundërshtuar me forcë këtë reformë të Ramës në arsimin e lartë, para jush, ashtu siç ka qenë edhe kunder pothuajse të gjitha reformave të tjera të dështuara të kësaj mazhorance të dalë nga votat e blera me para droge.
    Për fat të keq, ju nuk u ngritët në të tilla protesta të fuqishme në kohën kur kjo qeveri e kanabizoi gjithë Shqipërinë, dhe e bëri ate rekordmenen e trafikut të drogës në Europë.
    Nëse ju studentët do ti bashkoheshit protestave të fuqishme të opozitës kundër përzjerjes së kësaj qeverie me mafien e drogës, duke shtuar edhe problemet tuaja, sot ndodhta një pjese e madhe e kërkesave tuaja do të ishte plotësuar
    Po e lemë “sikurin” se kryeministri alabak do të fillonte me historinë e hallës.
    Po sot nuk është më koha që protestat të kufizohen vetëm në obore kooperativiste.
    Keni përpara një kryeministër arrogant që flet për dialog e nuk di tjetër rrugë veç monologut.
    Keni para vetes një kryeministër që ka shkatëruar jo vetëm jetën tuaj akademike, por të gjitha shtresave të kësaj shoqërie.
    Keni parasysh një kryeministër që nuk e njeh fare turpin të gënjejë hapur në monologjet e tij.
    Fajin e ka Luli, fajin e ka Mona apo fajin e kanë senatet e Universitetit. Ai që e vodhi lopën nuk paska faj.
    Nëse ju elita e ardhëshme e shoqërisë shqiptare, (e theksoj edhe njëherë, e ardhëshme pasi akoma nuk jeni bërë e tillë), akoma nuk e keni kuptuar se kush është burimi kryesor i së keqes, e më keq akoma nuk pranoni ndihmën e gjithë shoqërisë për ta flakur tej këtë të keqe, kjo e keqe veç do të ndrojë ngjërat, nga e kuqja e diktaturës enveriste, në rozën e enveristëve të moderuar, në mavine e Ramës, e në mavrinë e kapitalizmit mafioz

  4. Dakort jam une z Rama te denoncojme profesoret e korruptuar studentet, por kete moral nuk mund ta beni ju. Nese ka nje segment te kalbur , te korruptuar ne palce , ai eshte shteti qe ti ndertove administrata jote me ne krye koken e korrupsionit qeverine tende.
    Ka ndodhur nje mega skandal financiar, dhe ky shtet qe ti ke ndertuar, nuk leviz as gishtin per ta hetuar rastin. Prokuroria jote sikur nuk ka ndodhur asgje, rri dhe pret te kaloj koha. Dhe e di pse gjithe kjo. Se ne kete afere, ne kete hale kaq te madhe je ti dhe vetem ti. Jane bashkepunetoret e tu me te ngushte, qe flasin dhe tregojne per nje lubi si ty.
    Sikur ti te ishe aq viktime, sa mundohesh ta na tregosh por qe nuk e beson as zaho, sot do ishin nja 20 veta ne burg, dhe nja 100 veta pa pune. Por te gjithe keta i mbron ti, kuptohet per sa kohe je, se do degjojme cudira kur ti te ikesh.
    Je i korruptuar , hajdut je. Mos merr flamurin e antikorrupsionit, se i bie ta fillosh nga vetja ne fillimm.
    Mendo per exit sa je ne kohe, se me vone do jete vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *