• |
ide | kryesore

Studentët/ Ambasadori i OSBE: Mbështes protestën paqësore

Lajme, Të fundit


Ambasadori i OSBE Bernd Borchardt ka komentuar ditën e sotme protesta e studentëve, ndërsa tha se e mbështet atë për sa kohë është paqësore. Po ashtu ai u shpreh se është në mbështetje edhe të dialogut.

I pranishëm në ekspozitën “Krimi mjedisor” që u zhvillua në hollin e bashkisë së Shkodrës, ambasadori pohoi se krimi mjedisor është një shqetësim për Shqipërinë pavarësisht reformave që janë bërë.

E pranishme në çeljen e ekspozitës, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 31 dhjetor, ishte edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.


1 Comment

  1. ” e mbeshtes per sa kohe eshte paqesore…” – LEXO: ” na çate trapin se nuk me intereson fare arsimi i larte ne Shqiperi per sa kohe ka kurse gjermanishteje gjithandej!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *