• |
ide | kryesore

(FOTO&VIDEO) 3 fytyrat e Ramës kur u godit me vezë në Kuvend

Lajme, Të fundit



Edi Rama sot u godit me vezë në Parlament sapo mori fjalën, teksa po deklaronte se ai do të vazhdonte të dialogonte me studentët për të gjetur zgjidhje.

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa u çua nga vendi i tij dhe e qëlloi kryeministrin me vezë. Hedhja e parë e zuri Ramën në kravatë. Goditja e dytë, më e vështirë pasi ai u rrethua nga gardistët, fluturoi pranë kokës së Ramës, por ky i fundit arriti të shmangej.

Në cilësine e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi i bëri thirrje deputetit demokrat të Elbasanit të largohej nga salla dhe ndërpreu seancën. Por, edhe pse seanca rinisi disa herë, Hasa dhe deputetët e tjerë të PD penguan daljen e tij nga seanca plenare. Byroja e Kuvendit vendosi 10 ditë përjashtim të Endri Hasës nga punët në parlament. Seanca e radhës është lajmëruar në ora 18:00, por grupi parlamentar i PD-së nuk ka lënë ende sallën dhe ka vendosur të qëndrojë aty deri në rifillim të punimeve.

©Lapsi.al 

 



4 Comments

  1. keta paguhen me taksat tona per te zgjidhur hallet e popullit. VEC SHOW, normale se keshtu eshte kur mbushet parlamenti vetem me anadollak.

  2. Po fytyra e ketij mashtruesi Km si te duket mo sevo, se koka ne cdo forme qe eshte varet se sa peshe trunore, ne veprim me neuronet, por kur fytyra e psikopatit, si lafshe gjeli ty si te duket. Ai vezen e ka pak, atij duhet ti vihet oturak ne koe, e ti mbulohet surrat zeza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *