• |
ide | kryesore

Fluks në Kapshticë, shqiptarët nisen drejt Shqipërisë për festa

Lajme, Të fundit



Pika kufitare e Kapshticës ka patur fluks emigrantësh tashmë që festat po afrojnë.

Dje, në Kapshticë kanë hyrë plot 6896 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe kanë dalë rreth 2793 të tjerë.

Për të menaxhuar këtë fluks të lartë, autoritetet doganore po punojnë me 7 sportele, 4 në hyrje dhe 3 në dalje.

Kjo është një gjë e zakonshme që ndodh në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës çdo fundvit, kohë kur emigrantët kthehen në vend për të festuar me familjarët e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *