• |
ide | kryesore

KLGJ nis procedurat për plotësimin me anëtarë të përkohshëm të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion

Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka vendosur të nisë proçedurat për plotësimin e anëtarëve të përkohshëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kjo strukturë e njohur ndryshe si SPAK, sipas KLGJ-së do të plotësohet si fillim me gjyqtarë të përkohshëm.

Ndërkohe që KLGJ ka vendosur gjithashtu të kryhet vetting për magjistratët e rinj të cilët janë diplomuar në vitin 2018.

Gjatë mbledhjes së sotme, KLGJ ka pranuar dhe kërkesën e dorëheqjes së gjyqtarit, Metush Saraçi.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot më datë 27.12.2018 mbledhjen e radhës në të cilën u shqyrtuan disa nga prioritet në lidhjen me funksionimin e Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe emërimin e kandidatëve për magjistratë të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës.

Më përputhje me komptencat e përcaktura nga ligji, Këshilli vendosi nisjen e procedurës për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve pranë Gjykatave së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke i hapur rruge krijimit të këtyre gjykatave.

Gjithashtu nisi procesin e komunikimit me institucionet shtetërore kompetente për verifikimin e pasurisë dhe figurës së kandidatëve për magjistratë të diplomuar në vitin 2018.

Këshilli miratoi deklarimin e mbarimit të statusit të gjyqtarit Metush Saraçi, për shkak dorëheqjeje”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

 


1 Comment

  1. Procesi me siperfaqesor fallsitet teresisht i drejtesise ne Shqiperi i ashtuquajturi Veting po vazhdon.
    Edhe gjyqtaret e plepave ishin me te vertete sesa ky palo proces qe po nxjerr te virgjer nga bordellot e shqiperise, me kryeprokurore bastarde vegla te qeverise, financuar nga speku!ante Sorosi x
    Dhe te mbeshtetur nga burokrate hajdute te BE qe kane vila ngaa 18milion euro dhe peshkatare te USA . Ku nder te tjera ligjin e votuan dhe pimpat e parlamentit frroku ndoka prenga qifja etj

    REFORMA ME KOT ME ZERO REZULTAT!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *