• |
ide | kryesore

Cuadrado operohet në gjurin e majtë: kohët e rikuperimit jo të zakonshme

Sport



Juan Cuadrado nuk i ka shpëtuar dot ndërhyrjes kirurgjikale dhe me gjithë dëshirën e kolumbianit do të mungojë në ndeshjen e 1/8 finale të Champions League kundër Atletico Madrid. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Juventus në një komunikatë për shtyp: “lojtari i është nënshtruar një trajtimi në mënyrë artroskopik në gjurin e majtë për shkak të ndrydhjes së meniskut të jashtëm dhe frakturës së kërcit, dëmtime që i ndodhën gjatë ndeshjes së Champions League në Bernë. Ndërhyrja, që është kryer në Barcellona nga doktor Cugat, asistuar nga përgjegjësi mjekësor i bardhezinjve doktor Claudio Rigo, ka përfunduar me sukses dhe në ditët e ardhshme lojtari do të nisë riaftësimin.

Pjesa e fundit e komunikatës zbulon edhe kohët e rikuperimit të kolumbianit, që nuk janë bërë ende të ditura zyrtarisht: problemi në kërcin e gjurit e zgjat shumë më tepër rikuperimin se një dëmtim normal i meniskut të jashtëm. Cuadrado nuk do të ketë asnjë problem të kthehet ai i mëparshmi, por duhet të paktën tre muaj për ta parë në fushë. Kështu, kolumbiani nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Champions kundër Atletico Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *