• |
ide | kryesore

Globe Soccer Awards 2018, Ronaldo futbollisti më i mirë

F1, Sport



Cristiano Ronaldo fiton cmimin e tij të parë individual si lojtar i Juventus. Portugezi është vlerësuar në Dubai si futbollisti më i mirë i 2018 në Globe Soccer Awards, duke e fituar për herë të tretë radhazi dhe të katërtën në karrierë, pas trofeve të marra në 2011, 2014, 2016 e 2017. Pas zhgënjimeve në dorëzimin e ‘Fifa The Best’ e Topit të Artë për Luka Modric, Ronaldo ka mundur këtë herë konkurencën e dy kampionëve të botës Griezmann e Mbappé.

Franca sidoqoftë mund të buzëqeshë, sepse Didier Deschamps ka fituar cmimin si trajneri më i mirë 2018 (e Blaise Matuidi një cmim për karrierën). Cmimi për skuadrën më të mirë të vitit shkoi për Atletico Madrid (fitues i Europa League e Superkupës europiane), që la pas Real Madrid e Liverpool, por Të Kuqtë janë lumturuar për Alisson, i zgjedhur si portieri më i mirë i 2018. Mes cmimeve të tjera, ajo për menaxherin më të mirë u fitua për herë të 8 nga Jorge Mendes, ai i drejtorit më të mirë sportiv për Fabio Paratici, dy cmime të karrierës për brazilianin Ronaldo e Fabio Capello ndërsa cmimin e arbitrit më të mirë të vitit e mori M. Abdulla Hassan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *