• |
ide | kryesore

Godin e Atletico, dashuria që u kthye në urrejtje, biografi spanjoll akuzon klubin: “Nuk i mbajti premtimet”

Sport



Në kohën kur Diego Godin duket se është fare pranë largimit me parametër zero nga Atletico Madrid, me destinacion Inter, telashet janë të gjithë për klubin spanjoll. Kundër Colchoneros është pozicionuar gazetari i njohur dhe biografi José Ignacio Fernandez Navarro, që nuk e ka dhënë të sigurtë kalimin e mbrojtësit uruguajan tek Inter, por ka zyrtarizuar lamtumirën e tij nga Atletico. “Godin nuk ka mbyllur asnjë akord me Inter. Por në realitet është Atletico që ka bërë premtime për lojtarin, pas ofertës së Manchester United, e nuk i respektoi kurrë – shkruan ai në Tëitter -. E në fund, nuk bëri asnjë sforco për të rinovuar me kontratën e Godin”.

Gazetari spanjoll e ka me të gjithë ata që kritikojnë kapitenin e Uruguay, që shkon në skadencë kontrate në qershor. “Lexoj me të pështirë ata që që tani kritikojnë lojtarin – shtoi ai -. Kështu i trajtojmë legjendat? Eshtë për të ardhur keq”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *