• |
ide | kryesore

Dosja ‘Habilaj’ shkon në Gjykatë, dy letër porosi mbajnë peng çështjen ‘Tahiri’

Lajme, Të fundit


Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe bën gati dosjen për 9 të pandehurit e dosjes ‘Habilaj’. Këta të pandehur akuzohen për trafik droge dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se këta persona kanë bashkëpunuar me ish-zyrtarë të lartë të policisë, si Jaeld Çela, Gjergji Kohila e Sokol Bode  si edhe ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Mësohet se Prokuroria është në pritje të dy letërporosive për ish-ministrin e brendshëm, Saimir  Tahiri. Burimet thanë për ‘Neës24’ se në fundjavë dy prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Mara, kanë udhëtuar drejt Italisë, ku kanë marrë të dhëna për llogari të cështjes “Tahiri”.

Po sipas të njëjtave burime, Prokuroria po heton një udhëtim që kanë kryer familjarët e ish-ministrit Saimir Tahiri në korrik 2014 nga Shqipëria në Itali. Mësohet se në të njëjtin avion me familjen Tahiri, ka udhëtuar edhe Moisi Habilaj. Prokurorët po hetojnë qëllimin e këtij udhëtimi.


3 Comments

  1. Ne makinen e biznesmenit Orest Sota,gjenden 863 mije euro dhe dy patenta per mjete lundrimi te ish
    ministrit te brendshem Saimir Tahiri!!!Orest Sota pyet shoferin e tij Leonard Almeta,se: si ka mundesi
    qe dy patentat e ishMinistrit ndodhen ne makinen e tij?!Shoferi i pergjigjet Sotes se:patentat i ka lenë
    aty miku i tij,shoferi i ish-ministrit Saimir Tahiri qe quhet Gentian Caka! I ka lene miku i tij?!!!Ne cilin
    Shtet normal ndodh kjo?Si ka mundesi,qe dokumentet personale te Ministrit te brendeshem,te jene
    ne duart e shoferit te tij,i cili qenka aq “i pakujdesshem”,sa i “harron”ne nje makine private?Kesisoj
    “gabimesh” nuk bejne adoloshentet.E gjith kjo eshte nje mashtrim.863 mije euro dhe dy patenta per
    mjete lundrimi te Saimir Tahirit,ne nje makine private!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *